Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ Albania një produkt ushqimor, për të cilin pretendon se kishte një erë shumë të rëndë. Sipas tij, produkti është blerë më datë 21 pranë Market Joena në Tiranë dhe bëhet fjalë për qumësht orizi, 100% me bazë bimore.
Qytetari shprehet i shqetësuar për cilësinë dhe sigurinë e produkteve që tregtohen në markete, duke kërkuar më shumë kontrolle për mbrojtjen e konsumatorëve. Ai pretendon se era e produktit ishte aq e rëndë sa nuk mund t’i afrohej për ta nuhatur dhe ka bërë publik rastin për të tërhequr vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.
Denoncim:
Përshëndetje JOQ! Kjo është cilësia e produkteve në marketet e Tiranës, pa asnjë siguri për konsumatorin. Produkti është blerë pranë Market Joena, në datën 21. Mbante edhe erë shumë të keqe, aq sa nuk i afrohesh dot për ta nuhatur. Bëhet fjalë për qumësht orizi, 100% me bazë bimore.

