Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka publikuar një njoftim të ri lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme. Sipas njoftimit, deri në orën 17:00, në spital janë paraqitur një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, një protestues dhe një kalimtar. Njoftimi i plotë: Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve ora 17:00 Në SUT janë paraqitur: – Një efektiv policie, mori trajtim dhe u largua – Dy të mitur (16 dhe 17 vjeç)/ Njëri mori trajtim dhe u largua, tjetri po ekzaminohet. – Një protestues/ gjendja shëndetësore e mirë. – Një kalimtar/ gjendja shëndetësore e mirë
