Lajme Zone
QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive
BotëTelegrafi

QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 07:30, janë regjistruar 31 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive dhe katër janë nën kontroll.

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se deri në orën 07:30, janë regjistruar 31 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive dhe katër janë nën kontroll.Janë shuar 24 zjarre. Zjarret janë aktive pranë fshatit Belicë në komunën e Makedonski Brod, pranë fshatit Brest në komunën e Çuçer Sandevos dhe pranë fshatit Aldinci në komunat e Krushevës dhe Krivogashtanit.Zjarret janë nën kontroll pranë fshatit Tajmishte në komunën e Kërçovës, deponisë së qytetit në Delçevë, pranë fshatit Kopanicë në komunën e Sarajit dhe në shtrirjen midis fshatrave Burinec - Lokov - Selce dhe Elevci në komunën e Strugës.