RASMUSSEN REPORTS zhvillon një sondazh të përditshëm me një kampion përfaqësues të amerikanëve që votuan në zgjedhjet e fundit presidenciale. Të njëjtët 1500 të anketuar pyeten çdo ditë nëse e miratojnë punën e Presidentit Trump. Nga sondazhi i së premtes, rezultoi se vetem 23% e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e fundit presidenciale e miratojnë fuqimisht punën e bërë deri më sot nga Presidenti Trump. Ndërkohë dyfishi nuk e miratojnë fuqimisht punën e tij (shihni tabelën e mëposhtme). LEXO edhe...‘Përbërës sekret’ në fletët e lakrave, agjentët e DEA-s zbulojnë 907 kg metamfetaminë në Teksas Në sondazhin e përditshëm të RASMUSSEN REPORTS, kuotat e së premtes përbëjnë një nadir të kurbës së miratimit të punës së Presidentit Trump. Atë e votuan mbi 49% e amerikanëve që morën pjesë në zgjedhësve që morën pjesë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Tani vetëm 23% e miratojnë fuqimisht punën e tij... Sipas analistve të djathtë e të majtë amerikanë, zgjatja e luftës me Iranin mbi 6 muaj (nga maksimumi 6 javë të premtuara) dhe pasojat e saj në rritjen rekord të çmimeve të karburantit ka gërryer përkrahjen e votuesve që votuan për Presidentin Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale. P.J/ReportTv.al RASMUSSEN REPORTS donald trump SHBA Eduard Zaloshnja Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 5392 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
