Lajme Zone
QMK: Dy zjarre aktive në hapësira të hapura, tetë janë shuar gjatë ditës
Të tjeraTelegrafi

QMK: Dy zjarre aktive në hapësira të hapura, tetë janë shuar gjatë ditës

Nga gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura të regjistruara gjatë ditës, dy mbeten aktive, një është vënë nën kontroll dhe tetë janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Kriza.

Nga gjithsej 11 zjarre në hapësira të hapura të regjistruara gjatë ditës, dy mbeten aktive, një është vënë nën kontroll dhe tetë janë shuar, informon Qendra për Menaxhim me Kriza.Sipas të dhënave deri në orën 18:00, aktive janë zjarret në afërsi të fshatit Rapesh në Komunën e Novacit, ku është përfshirë bimësi e ulët, si dhe në afërsi të fshatit Govrlevë në Komunën e Sopishtes, ku digjet bimësia e ulët dhe pyjet me kërcell të ulët. Nën kontroll është zjarri në shtegun nga fshati Belicë në Komunën e Makedonski Brodit deri në lokalitetin Jasen në Komunën e Sopishtes, ku janë prekur pyjet me kërcell të ulët dhe të përziera.Gjatë ditës, janë shuar tetë zjarre në sipërfaqe të hapura, përkatësisht në afërsi të fshatit Raoviq në Komunën e Sarajit, në rrugët “Alpi” dhe “Boro Menkov” në Komunën e Butelit, në afërsi të fshatit Mralinë në Komunën e Ilindenit, midis fshatrave Ednokuçevë dhe Monospitovë në Komunën e Bosilovës, në rrugën “Vera Ciriviri” në Veles, si dhe në afërsi të fshatrave Vranishtë dhe Misleshevë në rajonin e Strugës