Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka ndarë një reagim lidhur me nevojat e ditëve të fundit për shërbim mjekimi për shkak të protestave në kryeqytet.
Mësohet se në Tiranë, përveç fluksit të zakonshëm prej rreth 250-280 vizitash dhe ndërhyrjesh në ditë, gjatë ditëve të protestave janë shtuar rreth 100 raste të tjera.
Ndërkohë, në një deklaratë për median, QKUM bën thirrje që ambulancat të mos pengohen në lëvizjet në Tiranë nga protestuesit, pasi çdo pengim, vonesë apo cenim i personelit dhe pajisjeve mjekësore vështirëson ofrimin në kohë të ndihmës për personat në rrezik./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

