Lajme Zone
Qeveria takim me përfaqësuesit e supermarketeve e furnitorë/ Ibrahimaj: Forcimi i lekut duhet të ndikonte në uljen e çmimeve
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Qeveria takim me përfaqësuesit e supermarketeve e furnitorë/ Ibrahimaj: Forcimi i lekut duhet të ndikonte në uljen e çmimeve

Kryeministri Edi Rama zhvillon një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të nismës për rritjen e transparencës mbi çmimet e produkteve.

Kryeministri Edi Rama zhvillon një takim me përfaqësues të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë në vend, në kuadër të nismës për rritjen e transparencës mbi çmimet e produkteve.

Në fokus të takimit ishte platforma e re digjitale “Price Watch Albania”, e njohur si “Pasqyra e Çmimeve”, e cila pritet të vihet së shpejti në funksion.

Platforma synon t’u mundësojë qytetarëve një pasqyrë më të qartë mbi çmimet e produkteve në treg dhe ndryshimet e tyre. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Në takime të tjera që kemi pasur me një numër më të reduktuar të marketeve që kanë ardhur në takim, kemi diskutuar edhe për një nismë tjetër, duke ndjekur shembullin e Greqisë, për të përcaktuar një listë produktesh të cilat janë me vlerë të ulët, të cilat i dedikohen shtresave në nevojë, të cilat do të angazhoheshin supermarketet t’i shisnin me një fitim minimal ose zero dhe do të fiksonim këto çmime për një periudhë deri në fund të vitit”, tha Ibrahimaj.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Delinda Ibrahimaj, u ndal te ecuria e kursit të këmbimit dhe ndikimi i tij në çmimet e konsumit.

Ajo tha se forcimi i lekut kundrejt valutave të huaja duhet të ishte reflektuar edhe në uljen e çmimeve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet