Lajme Zone
Qeveria riorganizon Grupin Negociator me BE-në, ndryshojnë përgjegjësit për disa kapituj
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Qeveria riorganizon Grupin Negociator me BE-në, ndryshojnë përgjegjësit për disa kapituj

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh dhe shtesash në përbërjen e Grupit Negociator për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë ndryshimesh dhe shtesash në përbërjen e Grupit Negociator për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vendimi, i marrë me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, rishikon ndarjen e përgjegjësive mes zëvendësministrave dhe drejtuesve të institucioneve të pavarura për disa kapituj të rëndësishëm të legjislacionit evropian (acquis). Sipas vendimit zyrtar, ndryshimet kryesore në ekipin negociator përfshijnë: LEXO edhe...Lirohet nga detyra zv.ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Politika Rajonale (Kapitulli 22) Përgjegjësinë si negociator për këtë kapitull e merr zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Oltjon Muzaka, duke zëvendësuar ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. Ekonomia dhe Financa (Kapitujt 1, 4, 6, 9, 16, 17, 29, 32, 33) Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, merr përgjegjësinë edhe për kapitullin 6 (E drejta e shoqërive tregtare), krahas kapitullit 1 dhe rolit si bashkënegociator për kapitujt 28 dhe 30. Nënndarja që ngarkonte ish-zëvendësministren Blerta Rama për kapitujt 6 dhe 4 shfuqizohet. Zëvendësministri i Financave, Andi Memeti, shton rolin si bashkënegociator për kapitullin 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), krahas kapitujve 32 dhe 33. Ndërkohë, zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, përveç kriterit ekonomik dhe kapitujve 16 e 29, emërohet bashkënegociator edhe për kapitujt 9 (Shërbimet financiare) dhe 17 (Politika ekonomike dhe monetare). Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, përcaktohet bashkënegociatore përgjegjëse për kapitujt 4 dhe 17, ndërsa drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e AMF-së, Adela Xhemali, vijon si bashkënegociatore për kapitullin 9. Politika e Konkurrencës (Kapitulli 8) Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, do të ndajë përgjegjësinë si bashkënegociator për këtë kapitull me zëvendësministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, Mario Keputa. Bujqësia dhe Siguria Ushqimore (Kapitulli 12) Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, i bashkohet zëvendësministrit Arian Jaupllari, duke e ndarë detyrën si bashkënegociatorë përgjegjës për kapitullin 12. Shëndetësia dhe Mbrojtja e Konsumatorit (Kapitujt 19 dhe 28) Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Denada Seferi, mbetet bashkënegociatore për kapitullin 19, ndërsa zëvendësministrja Eugena Tomini shtohet në ekip si bashkënegociatore përgjegjëse për kapitullin 28. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Grupi Negociator i Republikës së Shqipërisë dhe institucionet përkatëse të përfshira në strukturë. Xh.K/ReportTv.al vkm integrimi ne be Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71.7% Të gabuar 25.6% Nuk e di 2.7% Vota total: 962 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?