Lajme Zone
“Qeveria Rama mashtroi sërish për zhbllokimin e fondeve IPARD!”/ PD: Fermerët shqiptarë prej tre vitesh pa financimin europian
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Qeveria Rama mashtroi sërish për zhbllokimin e fondeve IPARD!”/ PD: Fermerët shqiptarë prej tre vitesh pa financimin europian

Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson si dështim të qeverisë për rikthimin e fondeve europiane IPARD për fermerët shqiptarë, tre vite pas pezullimit të tyre. Sekretarja për Integrimin Europian në PD, Florialba Dizdari, deklaroi se premtimi i ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, për hapjen e fondeve të programit IPARD III brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 nuk është realizuar. Sipas Dizdarit, afati ka përfunduar, ndërsa fondet vijojnë të mbeten të bllokuara. Ajo theksoi se Komisioni Evropian ka bërë të ditur se procedura është ende në zhvillim dhe se nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e financimit. Fondet IPARD u pezulluan në vitin 2023 pas hetimeve që evidentuan parregullsi në administrimin e tyre. Çështja është hetuar edhe nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe vijon të jetë objekt hetimi nga SPAK. Dizdari tha se pezullimi i financimit europian ka ndikuar drejtpërdrejt te fermerët, duke bllokuar investimet dhe duke ngadalësuar zhvillimin e sektorit bujqësor. “IPARD është një instrument zhvillimi, i ofruar nga Bashkimi Europian për të mbështetur bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve dhe jo për t’u përvetësuar nga zyrtarë të paskrupullt”, u shpreh ajo. PD deklaroi se, në rast të ardhjes në qeveri, do të angazhohet për rikthimin e fondeve IPARD në bashkëpunim me Komisionin Evropian, pesëfishimin e granteve dhe mbështetjes buxhetore për fermerët, si dhe hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave që, sipas saj, kanë abuzuar me fondet europiane.

Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson si dështim të qeverisë për rikthimin e fondeve europiane IPARD për fermerët shqiptarë, tre vite pas pezullimit të tyre.

Sekretarja për Integrimin Europian në PD, Florialba Dizdari, deklaroi se premtimi i ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, për hapjen e fondeve të programit IPARD III brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 nuk është realizuar.

Sipas Dizdarit, afati ka përfunduar, ndërsa fondet vijojnë të mbeten të bllokuara. Ajo theksoi se Komisioni Evropian ka bërë të ditur se procedura është ende në zhvillim dhe se nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e financimit.

Fondet IPARD u pezulluan në vitin 2023 pas hetimeve që evidentuan parregullsi në administrimin e tyre. Çështja është hetuar edhe nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe vijon të jetë objekt hetimi nga SPAK.

Dizdari tha se pezullimi i financimit europian ka ndikuar drejtpërdrejt te fermerët, duke bllokuar investimet dhe duke ngadalësuar zhvillimin e sektorit bujqësor.

“IPARD është një instrument zhvillimi, i ofruar nga Bashkimi Europian për të mbështetur bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve dhe jo për t’u përvetësuar nga zyrtarë të paskrupullt”, u shpreh ajo.

PD deklaroi se, në rast të ardhjes në qeveri, do të angazhohet për rikthimin e fondeve IPARD në bashkëpunim me Komisionin Evropian, pesëfishimin e granteve dhe mbështetjes buxhetore për fermerët, si dhe hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave që, sipas saj, kanë abuzuar me fondet europiane. Deklarata e sekretares për Integrimin Europian në PD, Florialba Dizdari:

Plot 3 vjet fermerët shqiptarë janë pa fondet e Bashkimit Europian IPARD, një dosje që prek drejtpërdrejt procesin e integrimit europian të vendit dhe lidhet drejtpërdrejt me fushat e negociatave për bujqësinë, zhvillimin rural dhe sigurinë ushqimore.

IPARD është një instrument zhvillimi, i ofruar nga Bashkimi Europian për të mbështetur bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare, për t’u ardhur në ndihmë fermerëve dhe jo për t’u përvetësuar nga zyrtarë të paskrupullt. Këdo fermer që është përballur me administrimin e këtyre zyrtarëve e di mirë për çfarë paturpësie korruptive po flasim.

Fonde dhe grante të bujqësisë të cilat u keqpërdorën nga qeveria e Ramës.

Partia Demokratike denoncon mashtrimin e radhës të qeverisë Rama, premtimin e Ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Ky afat ka kaluar dhe fondet mbeten të bllokuara.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka bërë të qartë se procedura mbetet në zhvillim dhe se nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e fondeve.

Fondet IPARD u pezulluan në vitin 2023 pas gjetjes së parregullsive dhe korrupsionit në administrimin e tyre, thënë troç, keqpërdorimit të tyre nga zyrtarët e Ramës.

Në këtë përfundim arriti pas hetimeve përkatëse Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF), çështje që mbetet sot objekt hetimi edhe nga SPAK.

Sot, tre vite pas ndërprerjes së fondeve, dhe 13 vite të keqqeverisjes kudo tjetër, fermerët tanë vuajnë pasojat: investimet janë bllokuar, zhvillimi i bujqësisë është ngadalësuar dhe Shqipëria vazhdon të jetë pa akses në financimin europian të bujqësisë, si një nga instrumentet më të rëndësishme të këtij financimi për sektorin bujqësor, jetik për vendin.

Partia Demokratike angazhohet që, me ardhjen në qeveri:

* të rikthejë menjëherë fondet IPARD, në bashkëpunim të plotë me Komisionin Europian;

* të pesëfishojë grantet dhe mbështetjen buxhetore për fermerët shqiptarë;

* të hetojë dhe të bëjë përgjegjës të gjithë ata që, me abuzimet dhe korrupsionin e tyre, çuan në bllokimin e fondeve europiane për bujqësinë.

Fermerët shqiptarë janë në shesh bashkë me mijëra qytetarë të tjerë, në protestën e sakrificës që sot shënon ditën e 73-të. Ata e dinë më mirë se kushdo se përgjegjësia për paralizën e bujqësisë dhe të Shqipërisë mban një emër.

Prandaj thirrja gjëmon: Rama, jepe dorëheqjen! © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama PD