Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Programin Kombëtar të Strehimit për "Shqipërinë 2030 në BE", duke e cilësuar atë jo thjesht një program financiar, por një reformë të thellë strukturore që ndryshon qasjen ndaj politikave të strehimit në vend. Rama tha se pas një pune intensive njëvjeçare janë përcaktuar piketat kryesore të programit dhe është përgatitur draftligji, i cili së shpejti do të kalojë në konsultim publik dhe më pas në Parlament. Sipas tij, reforma vjen si përgjigje ndaj vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë për të siguruar një banesë. Kryeministri bëri të ditur se programi përfshin gjashtë skema të reja, ku e para lidhet me banesat sociale me qira. Ai shpjegoi se skema nuk do të mbështetet vetëm te ndërtimet e reja, por edhe te blerja e banesave në treg, përshtatja e objekteve shtetërore ose të konfiskuara, bonusi i qirasë dhe partneriteti publik-privat. LEXO EDHE:Rama prezanton reformën e strehimit: Banesa sociale edhe nga objektet e konfiskuara, do përdorim të gjitha instrumentet "Janë 6 programe të reja të cilat ne do t’i adresojmë të gjitha sëbashku në një reformë tërësore. Programi i parë është ai i banesave sociale me qera. Është një skemë e mirënjohur e përdorur në vite por të cilën ne do ta qasim në një mënyrë të re. Dhënia e banesave sociale me qera do të jetë një program që do të bëhet më kompleks jo vetëm ‘prit të ndërtohet e pastaj të kësh shansin të marrësh një banesë’ ku nuk dihet si përfn seleksioni. Këto banesa do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara..kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë ccdo objekt që do të shkelë rregullat e lejes së ndërtimit. Patjetër dhe bonusin e qerasë dhe partneritetin publik privat, pra do të përdorim të gjitha instrumentat për të garantuar një ofertë të gjerë për ata që duhet dhe do të mund të marrin banesë sociale me qera" tha Rama Në prezantim foli edhe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila tha se programi synon të hapë një kapitull të ri për politikat e strehimit. Sipas saj, deri tani janë mbështetur 30 mijë familje përmes politikave të strehimit, ndërsa rreth 100 mijë qytetarë kanë përfituar nga skemat e subvencioneve. Ibrahimaj tha se ndryshimet demografike dhe rritja e çmimeve të banesave kërkojnë një politikë të re strehimi. Ajo bëri të ditur se madhësia mesatare e familjes ka rënë nga 3.9 anëtarë në vitin 2011 në 3.2 sot, ndërsa familjet me dy anëtarë përbëjnë tashmë peshën më të madhe. Sipas ministres, politika e re nuk do të fokusohet vetëm te kategoritë në nevojë, por edhe te çiftet e reja, mjekët, mësuesit, policët, të rinjtë dhe shtresa e mesme, përmes një sistemi të integruar që lidh strehimin me planifikimin e territorit dhe zhvillimin urban. "Ne mendojmë që ka ardhur momenti që paratë të investohen në strehim, që të kujdesemi për të gjitha kategoritë që janë në kërkim të një banese. Kemi përgatitur një paketë ligjore dhe shumë shpejt do të kemi instrumentet që do të lançohen", tha Ibrahimaj. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 14:02 Rama prezanton reformën e strehimit: Banesa sociale edhe nga objektet e konfiskuara, do përdorim të gjitha instrumentet Qeveria prezantoi sot Programin e ri Kombëtar të Strehimit, që sipas kryeministrit Edi Rama nuk është thjesht një program financiar, por mishërimi i një reforme të thellë strukturore për strehimin në Shqipëri.Sipas tij, reforma synon të ndryshojë qasjen ndaj strehimit, në një kohë kur familjet e reja dhe të rinjtë po hasin gjithnjë e më shumë vështirësi për të siguruar një banesë. Kryeministri bëri të ditur se reforma parashikon gjashtë programe të reja, ndërsa i pari do të jetë ai i banesave sociale me qira. Sipas Ramës, skema do të zgjerohet dhe nuk do të mbështetet vetëm te ndërtimet e reja, por edhe te blerja e banesave në treg, përshtatja e objekteve shtetërore ose e objekteve të konfiskuara, si dhe te bonusi i qirasë dhe partneriteti publik-privat."Janë pjekur kushtet pas një pune instensive 1 vjeçare për të bërë publike piketat kryesore të programit të ri kombëtar të strehimit. Nuk është një program i ri kombëtar thjesht dhe vetëm financiar, por është një program i ri kombëtar si mishërim i një reforme strukturore shumë të thellë e cila tanimë ka marrë formën e draftit ligjor. Së shpejti do të kalojë në konsultim publik dhe pastaj në parlament, për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë e më të mprehtë për shkak të vështirësive që hasin familjet e reja dhe të rinjtë në rrugën e marrjes së një shtëpie. Kjo nuk është një temë e nxehtë vetëm në Shqipëri, nuk është një problem vetëm lokal por një problem i madh europian dhe ka ndryshuar tërësisht optikën e njerëzve lidhur me vendin e tyre në këtë vend. Rilindja 2.0 është ngritur në një nivel tjetër dhe strehimin e ka aspektin e vet thelbësor. Janë 6 programe të reja të cilat ne do t’i adresojmë të gjitha sëbashku në një reformë tërësore. Programi i parë është ai i banesave sociale me qera. Është një skemë e mirënjohur e përdorur në vite por të cilën ne do ta qasim në një mënyrë të re. Dhënia e banesave sociale me qera do të jetë një program që do të bëhet më kompleks jo vetëm ‘prit të ndërtohet e pastaj të kësh shansin të marrësh një banesë’ ku nuk dihet si përfn seleksioni. Këto banesa do të parashikojnë ndërtim të ri, blerje të drejtpërdrejtë nga tregu, përshtatje të objekteve shtetërore ose të konfiskuara..kemi konfiskuar jo pak dhe do të konfiskojmë çdo objekt që do të shkelë rregullat e lejes së ndërtimit. Patjetër dhe bonusin e qerasë dhe partneritetin publik privat, pra do të përdorim të gjitha instrumentat për të garantuar një ofertë të gjerë për ata që duhet dhe do të mund të marrin banesë sociale me qera" tha Rama U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:41 Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se sot do të shpallen fituesit e programit për përmirësimin e kushteve të banesave.Sipas saj, në program kanë aplikuar 33 bashki, ndërsa 26 prej tyre do të shpallen fituese. Qeveria do të alokojë 700 milionë lekë për përmirësimin e kushteve të banesave për 663 familje në të gjithë vendin, të cilat i përkasin kategorive në nevojë, sipas programit të strehimit të zbatuar deri tani.Ibrahimaj tha gjithashtu se, krahasuar me vitin 2018, situata ka ndryshuar dhe kjo kërkon hartimin e një politike të re për strehimin."Nga viti 2018, situata ka ndryshuar dhe realiteti është tjetër e na bën të mendojmë për një politikë të re për strehimin", tha ministrja. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: Delina Ibrahimaj strehimi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.2% Nuk e di 5.9% Vota total: 3631 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

