Lajme Zone
Qeveria paralajmëron mundësinë e blerjes së stazhit, qytetarët do të mund të blejnë dy vite për pension
PolitikëTelegrafi

Qeveria paralajmëron mundësinë e blerjes së stazhit, qytetarët do të mund të blejnë dy vite për pension

Qytetarët të cilëve u mungojnë deri në 24 muaj për ta arritur minimumin ligjor prej 15 vitesh stazh për pension, së shpejti do të mund t’i blejnë vetë këto vite, për të fituar të drejtën e pensionit. Këtë e paralajmëroi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, i cili tha se propozimi tashmë po shqyrtohet në Qeveri. Masa do të vlejë për personat të cilët tashmë nuk janë të siguruar, kanë mbushur 62 vjeç për gra dhe 64 vjeç për burra, dhe kanë të paktën 13 vite stazh pune të realizuar.

Qytetarët të cilëve u mungojnë deri në 24 muaj për ta arritur minimumin ligjor prej 15 vitesh stazh për pension, së shpejti do të mund t’i blejnë vetë këto vite, për të fituar të drejtën e pensionit. Këtë e paralajmëroi ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski, i cili tha se propozimi tashmë po shqyrtohet në Qeveri. Masa do të vlejë për personat të cilët tashmë nuk janë të siguruar, kanë mbushur 62 vjeç për gra dhe 64 vjeç për burra, dhe kanë të paktën 13 vite stazh pune të realizuar.“Blerja e stazhit vlen dhe do të vlejë vetëm për ata që tashmë nuk janë të siguruar, kanë mbushur 62-64 vjeç, pra burra-gra, do të kenë të drejtë ata që kanë deri në 13 vite stazh pune, të cilin e kanë bërë në momentin kur kanë mbushur moshën e pleqërisë, pra 24 muaj t’i blejnë stazhin e tyre, përkatësisht të paguajnë për të”, tha Vellkovski. Do të punohet në formulën për llogaritjen se sa do të duhet të paguajnë qytetarët për ta blerë stazhin, por sipas ministrit, ajo që dihet është se baza nuk do të jetë e plotë, por gjysma e pagës mesatare për vitin e kaluar.“Të jetë 50 për qind e pagës mesatare nga viti i kaluar, pra nga viti në të cilin ka dalë, përkatësisht në rastin konkret nga viti 2025 do të jetë. Pra, kontributi të paguhet mbi atë pagë. Diku përafërsisht, tani të mos flas për shifrat, megjithatë varësisht se sa muaj i kanë mbetur secilit për të dalë në pension, do të ketë një shumë të caktuar të cilën duhet ta paguajnë vetë qytetarët, ndërsa më pas do ta marrin pensionin e llogaritur me të gjithë parametrat në përputhje me ligjin”, u shpreh Vellkovski.Llogaritjet janë të ndryshme, por nëse merret parasysh se paga mesatare vitin e kaluar ishte rreth 45.500 denarë, kontributi prej 19,9 për qind do të llogaritet mbi 50 për qind, përkatësisht mbi një bazë prej rreth 22.750 denarësh. Llogaritja e TV21 tregon se shuma mujore që do të duhet të paguhet është rreth 4.500 denarë, ose për një vit 54.000 denarë. Nëse qytetari duhet të blejë 24 muaj, ndërsa paga mesatare mbetet e njëjtë, do të duhet të paguajë mesatarisht rreth 108.000 denarë, përkatësisht rreth 1.750 euro, për të fituar të drejtën e pensionit./TV21/