Lajme Zone
“Qeveria nuk ka asgjë për të fshehur”/ Kryeministri Rama: Të vërtetat e firmosura dhe vulosura nga shteti duhet t’i ndahen publikut
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

“Qeveria nuk ka asgjë për të fshehur”/ Kryeministri Rama: Të vërtetat e firmosura dhe vulosura nga shteti duhet t’i ndahen publikut

Kryeministri Rama ka prezantuar sot “Pasqyrën Flamingo”, një degëzim i “Pasqyrë Albania”. Në fjalën e tij kryeministri shprehet se do të ketë transparencë maksimale në lidhje me projektet e rëndësishme dhe pikëpyetjet që qytetarët kanë.

Kryeministri Rama ka prezantuar sot “Pasqyrën Flamingo”, një degëzim i “Pasqyrë Albania”. Në fjalën e tij kryeministri shprehet se do të ketë transparencë maksimale në lidhje me projektet e rëndësishme dhe pikëpyetjet që qytetarët kanë. “Duke shpresuar që ky komunikim do të vlejë për të gjithë ata që e ndoqën, por edhe më tutje për të gjithë ata që do të kenë interes real për faktet, për dokumentet lidhur me çështje me interes të veçantë, unë dua që ta mbyll duke i falënderuar kontributorët e kësaj pune jo të vogël, shumë intensive përgatitore, duke shtuar po ashtu që mbajtja gjallë në të përditshmen e vetë e Pasqyra Albania, e cila siç thashë është në ndërtim e sipër, është në të njëjtën kohë një sfidë shumë e madhe për administratën, për institucionet tona qendrore, për çdo ministri, edhe për Kryeministrinë, në sensin që duhet menduar nga e kundërta e asaj që është menduar tradicionalisht dhe vijimësisht.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nëse tradicionalisht, vijimësisht është menduar që dokumentacioni të trajtohet si një pronë mbi të cilën shteti ka ekskluzivitetin e vetë edhe në të gjitha ato raste kur në fakt dokumentacioni duhet të jetë një pronësi e përbashkët me publikun, gjë që ka bërë që në shumë raste qeverisja të bjerë pre edhe pastaj e shumë dyshimeve, e shumë e shumë ndjenjave jo pozitive ndaj saj si rezultat i daljes në dritë të dokumentave që posedohen nga institucionet, por nxirren nga individë apo konsiderohen si akte heroike të nxjerrjes në dritë të të vërtetës. Në ndërkohë që të gjitha të vërtetat e firmosura dhe të vulosura në institucionet e shtetit duhet që shteti t’i ndajë me publikun pa humbur kohë.

Natyrisht ka një klasifikim për institucione të caktuara dhe për dokumente të një natyre të caktuar, ka një publikim të kufizuar, por këtu bëjmë fjalë për një përqindje shumë të vogël, ndërkohë që masa e madhe e dokumentacionit është pronë e përbashkët dhe duhet trajtuar si pronë e përbashkët, por kjo është një sfidë shumë e madhe kulturore e administratës.

Dhe përfitoj nga rasti që këtu janë drejtues të agjencive për ta përcjellë këtë mesazh për ju dhe për të gjithë ata si ju që nuk janë këtu të pranishëm, që problematika jonë me informimin publik, raportet e përsëritura të komisionerit për të drejtën e informimit dhe sfida jonë e sotme që është rezultat edhe i një përballje të re në një rrafsh krejt të ri të të vërtetës me gënjeshtrën, në një botë ku gënjeshtra ka fituar një platformë që s’e ka pasur kurrë më parë dhe e vërteta tkurret vijimësisht, bëjnë që ne të jemi shumë të vendosur për të bërë atë që na takon që publiku të ketë mundësi kur e dëshiron që të marri informacionin në burim, pra të njihet me faktin drejtpërdrejtë, personalisht dhe ndihma për ta çuar te fakti të mos jetë retorik, të mos jetë agjitacion, të mos jetë propagandë, të mos jetë politik, por të jetë didaktike.

Është shumë e rëndësishme kjo për të shpëtuar shtetin si koncept i pa i pa negociueshëm që njerëzit mund të jetojnë në harmoni dhe mos të hanë njëri-tjetrin për së gjalli nga gjithë kjo lukuni e madhe gënjeshtre dhe nga gjithë këto furtuna dizinformimi dhe keqinformimi që ngrihen në të përditshmen e jetës publike.

Natyrisht që Pasqyra e Flamingos, Pasqyra Albania, gjithë këto mjete të reja që ne po përpiqemi të vëmë në dispozicion të shtetit duke hyrë në të njëjtën fushë, në fushën e botës digjitale ku mbretëron gënjeshtra, nuk janë shkopinj magjik, por duhet të bëjmë tonën me të gjithë vullnetin dhe bindjen absolute që s’kemi asgjë për të fshehur. Që qeveria nuk ka asgjë për të fshehur, që nëse ka të meta në një proces, nëse ka boshllëqe në një procedurë, nëse ka devijime në një dosje, ka dy mënyra për t’i parë dhe për t’i kuptuar ato duke e ndarë se çfarë është defekt, çfarë është një gabim i paqëllimshëm, çfarë është një mungesë që vjen si rezultat e të metës në proces, nga çfarë është qëllimisht e devijuar për arsye të tjera.

Dhe unë besoj që transparenca 100% në këtë përpjekje do të ndihmojë shumë dhe në këtë drejtim, do ndihmojë shumë dhe në çlirimin e punonjësve të administratës dhe të gjithë atyre që i përkushtohen shërbimit ndaj shtetit, nga presioni i madh i gabimi të paragjykuar si krim.

Besoj që janë arsye të mjaftueshme për të qenë shumë të angazhuar në rritjen e kësaj gjallese të re dhe në mbajtjen gjallë të gjithë kësaj përpjekjeje, duke i dhënë asaj frymëmarrjen e jetës së përditshme të qeverisjes.

Ndërkohë që, shumë nga misteret dhe shumë nga mitet e Zvërnec – Sazanit apo Sazan – Zvërnecit praktikisht janë automatikisht të zbuluara dhe të rrëzuara në Pasqyrën e Flamingos”, tha Rama. Top Channel