Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Qeveria nis monitorimin e çmimeve të produkteve bazë me ‘Price Watch Albania’, Ibrahimaj: Do t’i gjurmojmë nga prodhimi deri në raftet e supermarketeve (VIDEO)


Qeveria do të lançojë platformën “Price Watch Albania”, përmes së cilës synon të monitorojë edhe rrugën e çmimit nga importi apo prodhimi deri në raft, për të identifikuar se ku ndodh shtrenjtimi dhe për të evidentuar abuzimet e mundshme.

Pas strehimit për çiftet dhe familjet e reja, qeveria po vendos në fokus një tjetër çështje që prek drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve: çmimet e produkteve bazë. Një nga nismat e paralajmëruara pas takimit dyditor të qeverisë në Pogradec pritet të nisë që në shtator, me një platformë ku qytetarët do të mund të krahasojnë çmimet dhe të shohin se ku të njëjtin produkt mund ta blejnë më lirë. Ministrja e Ekonomisë bëri të ditur se platforma do të quhet “Price Ëatch Albania” dhe do të jetë pjesë e “Pasqyrë Albania”. Bizneset e tregtisë me shumicë dhe pakicë do të raportojnë çmimet e produkteve bazë, të cilat më pas do të bëhen publike për konsumatorët. “Çmimet e produkteve bazë nuk mund të jenë më çështje vetëm opinioni. Deri tani kemi folur për çmimet duke iu referuar indekseve të inflacionit, normave të rritjes në përqindje, ndërkohë që qytetarët duan të dinë se sa kushton një produkt dhe ku mund ta blejnë atë produkt më lirë. Për këtë arsye, nga muaji shtator ne do të lançojmë një platformë e cila quhet ‘Price Watch Albania’, e cila do të jetë pjesë e ‘Pasqyrë Albania’. Nëpërmjet platformës ne do të bëjmë publike dhe transparente, raportimin e bizneseve që merren me tregtinë mne shumicë dhe pakicë, për çmimet bazë dhe konsumatorët do të mund të shohin dhe të zgjedhin se ku ta blejnë një produkt, i cili kushton më lirë. Nuk do të mjaftohemi me kaq. Nëpërmjet të gjithë mekanizmit të raportimit që po ngrejmë, do të analizojmë çmimin nga importi apo prodhimi deri tek raftet e supermarketeve apo tregjet. ”, tha ministrja. LEXO EDHE:‘Beteja’ e platformave për të afruar qytetarët! Pas 'Pasqyrës' së Ramës, Berisha krijon 'Agora PD' Por synimi nuk është vetëm krahasimi i çmimeve në dyqane dhe supermarkete. Sipas saj, qeveria do të ndërtojë një mekanizëm raportimi për të ndjekur rrugën e çmimit nga importi apo prodhimi deri në raft, me qëllim identifikimin e hallkës ku ndodh rritja dhe evidentimin e abuzimeve të mundshme. Për të ilustruar diferencat, ministrja solli shembullin e domates, e cila sipas saj shitet 120 lekë në Tiranë dhe 50 lekë në Lushnjë. “Unë sot jam në Tiranë dhe çmimi i domates është 120 lekë, ndërkohë që në Lushnjë e njëjta domate tregtohet me 50 lekë. Ne duhet të kuptojmë se ku ndodh rritja e çmimeve dhe të ndërhyjmë aty ku ndodh, me qëllim që të mos ketë abuzime”, tha ajo. Ministrja sqaroi se qeveria nuk do të përcaktojë çmimet në treg, por do të përdorë monitorimin dhe transparencën si instrumente për të ushtruar presion ndaj abuzimeve. “Qeveria nuk ka të drejtë dhe nuk ka në dorë të përcaktojë çmime por ama qeveria ka në dorë të monitorojë dhe të krijojë transparencë. Në vende të tjera të Europës ku është përdorur ky mekanizëm ka pasur efektivitet në reduktimin real të ccmimeve. Ndaj dhe ne kemi vendosur të ecim me këtë platformë që do të jetë një pasqyrë e çmimeve dhe një pasqyrë e mekanizmit që do të përdorim për transparencën e çmimeve ndaj qytetarit”, deklaroi ajo. U.D/Shqiptarja.com TAG: Price Watch Albania pasqyre albania cmimet e ushqimeve Delina Ibrahimaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.7% Keq 34.4% Nuk e di 12.8% Vota total: 2546 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?