Lajme Zone
Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari nga SPAK, Ergys Agasi
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Arrestohet në Durrës i shumëkërkuari nga SPAK, Ergys Agasi

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni të blic nga Forcat Operacionale.

Biznesmeni i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), Ergys Agasi, është arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni të blic nga Forcat Operacionale.

Ndryshe nga raportimet e para paraprake, detajet e reja konfirmojnë se arrestimi i tij është kryer në zonën e Plepave në Durrës. Agasi është lokalizuar nga agjentët e Operacionales dhe i janë vënë prangat teksa po udhëtonte me një automjet.

I shumëkërkuari ishte shpallur në kërkim lidhur me hetimet e SPAK-ut për dosjen e abuzimeve me tenderët e AKSHI-t dhe dyshohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Priten njoftimet zyrtare nga Policia e Shtetit dhe SPAK për detaje të mëtejshme mbi aksionin.