Lajme Zone
Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013
PolitikëBalkanWeb

Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet dhe PPP-të, shfuqizohet vendimi i vitit 2013

Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke shfuqizuar vendimin e vitit 2013 që rregullonte këtë fushë.

Qeveria parashikon një kuadër të ri rregullash për vlerësimin e studimeve të fizibilitetit dhe procedurat e dhënies, ndryshimit dhe transferimit të kontratave të koncesionit dhe partneritetit publik-privat (PPP), duke shfuqizuar vendimin e vitit 2013 që rregullonte këtë fushë. Sipas draftvendimit të Këshillit të Ministrave miratuar këtë të mërkurë, Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat do të ketë tre muaj kohë nga hyrja në fuqi e vendimit për të miratuar dokumentet standarde të koncesionit dhe PPP-ve dhe për t’i dërguar ato për publikim në Agjencinë e Prokurimit Publik. Drafti parashikon gjithashtu që agjencia të hartojë udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private, të cilat do të jenë të detyrueshme për t’u përdorur nga çdo autoritet apo ent kontraktor gjatë zhvillimit të këtyre procedurave. “Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat harton udhëzime dhe manuale shpjeguese për procedurat e koncesioneve/partneritetit publik privat, të detyrueshme për përdorim nga çdo autoritet/ent kontraktor gjatë kryerjes së aktiviteteve të koncesioneve/partneriteteve publike private”, thuhet në draft. Baza ligjore e vendimit të ri është ligji nr. 88/2025, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit. Në pikën 4 të draftit përcaktohet shfuqizimi i vendimit nr. 575, datë 10 korrik 2013, “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat”, të ndryshuar. Vendimi i ri do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, ndërsa zbatimi i tij u ngarkohet të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore./Monitor © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb