Lajme Zone
Qeveria miraton projektligjin për donacionet dhe sponsorizimet, Gonxhja: Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin, artin dhe kulturën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Qeveria miraton projektligjin për donacionet dhe sponsorizimet, Gonxhja: Deri në 2 miliardë lekë në vit për sportin, artin dhe kulturën

Projektligji parashikon zbritje deri në 30% të tatimit mbi fitimin për sponsorizimet dhe krijimin e një regjistri elektronik kombëtar për më shumë transparencë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin e ri për donacionet dhe sponsorizimet, i cili synon të rrisë financimin e sportit, artit dhe kulturës përmes mbështetjes së biznesit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Blendi Gonxhja, sipas të cilit, ndryshimet parashikojnë deri në 2 miliardë lekë në vit për këta sektorë, përtej buxhetit të shtetit. Sipas ministrit, projektligji parashikon që deri në 30% e tatimit mbi fitimin të mund të zbritet drejtpërdrejt për sponsorizimet, sipas dispozitave të reja. LEXO edhe...Kandidat për bashkinë Tiranë? Gonxhja: S’kam projekt personal, por nuk refuzoj nëse PS më propozon! Kërkesa e Veliajt për Asamblenë, ministri: Çështja s’i përket partisë Një tjetër ndryshim është krijimi i regjistrit elektronik kombëtar të sponsorizimeve, së bashku me mekanizma kontrolli për të garantuar më shumë transparencë. Gonxhja e cilësoi nismën si “një kapitull të ri për sportin, artin dhe kulturën shqiptare”, duke theksuar se synohet krijimi i një modeli të ri bashkëpunimi mes shtetit dhe biznesit, me më shumë mundësi financimi për talentet e reja. Projektligji është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe ende nuk është bërë ligj në fuqi. U.D/ReportTv.al Blendi Gonxhja keshilli i ministrave sport kultura Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.3% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.4% Vota total: 3525 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?