Lajme Zone
Qeveria mblidhet sot për miratimin e paketës fiskale dhe buxhetit 2027! Nga rritja e TVSH-së në 21%, te ndryshimet në tatimin për bizneset, si pritet të ndikojnë vendimet te shqiptarët
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Qeveria mblidhet sot për miratimin e paketës fiskale dhe buxhetit 2027! Nga rritja e TVSH-së në 21%, te ndryshimet në tatimin për bizneset, si pritet të ndikojnë vendimet te shqiptarët

Sot Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet për të miratuar Paketën Fiskale dhe Buxhetin për vitin 2027. Pas ‘OK’ nga Qeveria, Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027 do të do të duhet më pas të kalojnë përmes procedurave parlamentare dhe të votohen në deputetët në Kuvend. LEXO edhe...Xhixho: Rama e refuzoi 3 herë uljen e TVSH-së për ushqimet! Paketa e re u kushton shqiptarëve 150 mln euro më shumë Buxhe

Sot Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet për të miratuar Paketën Fiskale dhe Buxhetin për vitin 2027. Pas ‘OK’ nga Qeveria, Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027 do të do të duhet më pas të kalojnë përmes procedurave parlamentare dhe të votohen në deputetët në Kuvend. LEXO edhe...Xhixho: Rama e refuzoi 3 herë uljen e TVSH-së për ushqimet! Paketa e re u kushton shqiptarëve 150 mln euro më shumë Buxheti i vitit 2027, sipas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pritet të jetë më i larti që Shqipëria ka pasur, prej 10 miliardë eurosh. Me paketën e re fiskale të propozuar nga Qeveria, do të ketë ndryshime të ndjeshme të nivelit të taksave që qytetarët dhe bizneset do të duhet të paguajnë. Për produktet ushqimore, Qeveria pritet të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6%. Kjo lëvizje pritet të sjellë një ulje të çmimeve të produkteve të shportës. Paralelisht, është propozuar edhe rritja e përgjithshme e normës së TVSH-së, në 21%. Një masë e cila do të reflektojë një shtrenjtim të të gjithë produkteve të tjera si dhe shërbimeve. Ndryshime ka pasur edhe në taksat për bizneset. Për hotelet me 5 yje, agroturizmat dhe për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, nga 6% që ky tatim është në fuqi prej vitit 2019, propozohet të rritet në 10%. Po ashtu propozohet që të ulet pragu për bizneset që duhet të paguajnë TVSH, nga 10 milionë në 5 milionë lekë në vit. Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm të gjitha bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH-në prej 21%. Nga janari i vitit 2021 bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë në vit nuk kanë paguar TVSH. Premtim që u materializua në ligj dhe që u premtua se do të zgjaste deri në 2029-ën. Qeveria parashikon që për herë të parë të shtohet një fashë e re pagash që do të tatohet me 32% dhe që janë të ardhurat mbi 8.04 milionë lekë në vit. Praktikisht çdo individ që merr pagë mbi 700 mijë lekë do të tatohet me 32% prej vitit që vjen. Ndërkohë tek shtresa e mesme ka ulje të barrës tatimore. Pagat nga mbi 60 mijë lekë deri në 300 mijë lekë do të tatohen me 13%, deri më tani pagat nga 60-200 mijë lekë ishin pjesë e kësaj fashe tatimore. Ndërsa tatimin 23% tashmë do ta paguajnë ata që kanë pagat nga mbi 300 mijë lekë deri në 700 mijë lekë. kurse aktualisht këtë normë tatimore e paguajnë ata që kanë rroga nën 200 mijë lekë. Të pandryshuara mbeten vetëm dy fasha pagash. Do të vijojnë të mbeten të patatuara pagat deri në 50 mijë lekë, që është minimalja. Ndërsa për ato deri në 60 mijë lekë në muaj tatimi do të jetë 13% por vetëm për një pjesë të pagës prej 35 mijë lekësh. Ora 12:03 Xhixho: Rama e refuzoi 3 herë uljen e TVSH-së për ushqimet! Paketa e re u kushton shqiptarëve 150 mln euro më shumë Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, akuzon qeverinë se po e paraqet si lehtësim për qytetarët uljen e TVSH-së për ushqimet, një masë që sipas saj e ka refuzuar tri herë në Kuvend. Ajo thotw se kryeministri Rama ndryshoi qwndrim pas protestave tw studentwve, duke paralajmwruar se paketa e re fiskale do të sjellë 150 milionë euro taksa shtesë në vit.Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos:"Të nderuar qytetarë!Nuk ndalet zhvatja e qytetarëve dhe mashtrimi i tyre. Ulja e TVSH-së për ushqimet, një premtim mashtrim i bërë plot 13 vjet më parë, në 2013-n, u prezantohet shqiptarëve si një paketë lehtësuese, që do të sjellë uljen e çmimeve, por në fakt është thjesht gënjeshtra e radhës. Qeveria e ka penguar tre herë propozimin e Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së së produkteve të shportës nga 20% në 5%. E kanë bërë qëllimisht, me forcën e kartonit, që ngrihet e ulet sipas urdhrave të Edi Ramës dhe kurrë sipas interesave të shqiptarëve. Në fund të vitit 2017, kur diskutohej buxheti 2018, kemi propozuar që TVSH për ushqimet bazë të shportës të ulet nga 20 në 5%, një masë që do t’i vinte në ndihmë qytetarit. Propozimi u rrëzua me arrogancën e kartonave. Në vitin 2022, pas krizës së pandemisë dhe rritjes së çmimeve që erdhi si pasojë e luftës në Ukrainë, Partia e Lirisë paraqiti paketa me kërkesa për të zbutur krizën e çmimeve. Sërish u rrëzuan nga maxhoranca.Në fund të vitit 2025 propozuam sërish uljen e TVSH-së në 5% për 23 produkte ushqimore bazë të konsumit ditor dhe pezullimin e taksës së karburantit. Sërish u refuzua. Madje, në çdo komision ku u disktua iniciative, maxhoranca e cilësoi të pamenduar mirë propozimin tonë. Ja ku jemi sot, kur qeveria sjell nje propozim që vetë e ka refuzuar 3 herë rresht. Ajo që secili mund të pyesë sot është: Pse u hodh poshtë në 2017? Pse u refuzua në 2022 dhe në 2025? Ulja e TVSH-së për ushqimet është premtuar nga PS që në vitin 2013. Iu deshën 3 refuzime dhe plot 13 vjet që ta miratonin!Ajo që kemi kërkuar prej 9 vitesh ishte që shqiptarët të paguanin për ushqimet bazë siç paguajnë fqinjët në Kosovë e Maqedoni. Rreth gjysma e të ardhurave të një familjeje shqiptare shkon për t’u ushqyer. Sot shqiptarët me pagat më të ulëta në Ballkan i blejnë ushqimet me cmime më të shtrenjta se ato të europianëve. Ka një arsye pse merret ky vendim pikërisht tani. Sepse qeveria u tmerrua nga protesta e studentëve. Pasi urdhëroi dhunimin çnjerëzor të studentëve, Edi Rama u kujtua se edhe atë e pret fati i mikut të vet në Serbi, ndaj vendosi të bëjë sikur ka reflektuar. Njësoj siç bën sa herë zihet ngushtë, Edi Rama propozon një paketë të re, që gjithmonë ka një hile pas. Ulja e TVSH për ushqimet është si fasadat shumëngjyrëshe të pallateve kur ishte kryetar bashkie, është propaganda që fsheh një realitet të hidhur. Paketa e re fiskale e rrit barrën e taksave, që do të paguajnë qytetarët me plot 150 milionë euro në vit.Përgjysmimi i pragut të TVSH-së për bizneset, rritja e tatim fitimit në 17 për qind, dyfishimi i dividentit, rritja e TVSH-së për turizmin do ta shtojnë barrën mbi qytetarët. Goditja më e rëndë i jepet biznesit të vogël, me përgjysmimin e pragut nga 10 në 5 milionë lekë.Shtrenjtimi i karburantit dhe shërbimeve si pasojë e rritjes së normës standarde të TVSH-së në 21% do të shtrenjtojnë çdo shërbim e produkt tjetër jo-ushqimor. Pra, shqiptarët nuk i pret asnjë lehtësim. Shqiptarët i pret një valë e re e rritjes së çmimeve, sepse qeveria po rëndon barrën mbi biznesin. Një mashtrim i ri pasi shqiptarët janë rrjepur për 13 vjet me radhë! Shikoni trajektoren e hajdutërisë në këto 8 vjet." Share R.Xh/U.D/ReportTv.al edi rama qeveria paketa fiskale 2027 buxheti 2027 Buxheti TVSH Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.1% Jo 22.8% Nuk e di 3.1% Vota total: 3538 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?