One Albania- 4iG Në lupë do të vendosen lidhjet pronësore, financiare, ekonomike dhe kontratat e kompanisë me shtetin hungarez. Zhvillimi merr rëndësi edhe për Shqipërinë, pasi One Albania është pjesë e portofolit të telekomunikacionit të 4iG Autoritetet hungareze kanë njoftuar nisjen e një hetimi të gjerë të marrëdhënieve mes shtetit dhe grupit 4iG, një prej kompanive më të mëdha të telekomunikacionit dhe teknologjisë në Hungari, e cila kontrollon edhe operatorin "One Albania".
Njoftimi e çon në një fazë zyrtare debatin që prej kohësh zhvillohet në Hungari mbi kontratat publike dhe raportet e 4iG me shtetin. Sipas njoftimit të ministrit hungarez të Shkencës dhe Teknologjisë, Zoltán Tanács, kontrolli do të përfshijë marrëdhëniet pronësore, financiare, ekonomike dhe kontraktuale mes shtetit hungarez, 4iG Nyrt. dhe kompanive që kontrollohen drejtpërdrejt apo tërthorazi nga grupi.
Ministri argumentoi se 4iG është shndërruar gjatë viteve të fundit në një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë dhe teknologjikë të shtetit hungarez dhe se, për këtë arsye, ekziston interes publik për të verifikuar kontratat e lidhura, kostot e tyre për taksapaguesit dhe atë që shteti ka përfituar në këmbim.
Tanács do të ketë përgjegjësi kryesisht për shqyrtimin e kontratave në sektorët e hapësirës dhe teknologjisë së informacionit. Sipas vendimit qeveritar të cituar në njoftim, në proces përfshihen edhe ministrat përgjegjës për ekonominë dhe energjinë, mbrojtjen dhe financat.
Rezultatet pritet të bëhen publike vetëm pasi kontrollet të kenë përfunduar. Autoritetet hungareze kanë theksuar gjithashtu se deri në mbylljen e procesit nuk mund të nxirren përfundime nga gjetjet e auditimit. Magyar i mbylli derën, oligarku i "ONE" kërkon kontrata në Shqipëri; sërish takim sekret me Edi Ramën! 3 Gusht, 20:26 Zhvillimi është me interes edhe për tregun shqiptar të telekomunikacionit. 4iG është pronari i “One Albania”, ndërsa sipas të dhënave financiare të vitit 2024, operatori shqiptar rezulton të ketë mbi 96 milionë euro hua nga kompania mëmë hungareze.
Kjo do të thotë se çdo tronditje financiare, politike apo hetimore ndaj 4iG në Budapest mund të krijojë efekte zinxhir edhe në Shqipëri, duke prekur jo vetëm “One Albania”, por potencialisht të gjithë tregun strategjik të telekomunikacionit.
Sipas mediave vendase, ngrihen pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si 4iG ndërtoi perandorinë e saj gjatë viteve të Orbanit, përmes blerjeve agresive të Vodafone Hungary, Digi, Antenna Hungaria dhe kompanive të tjera strategjike.
Sipas tyre, grupi është sot një “rrjet kompleks kompanish” me lidhje të forta politike, ku përfshihen figura pranë kabinetit të Orbanit dhe institucione shtetërore hungareze.
Vetëm pak muaj më parë, aksioneri kryesor i 4iG, biznesmeni Gellért Jászai, zhvilloi vizita në Tiranë dhe Podgoricë për të zgjeruar investimet në rajon.
Në Tiranë ai u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa kompania njoftoi se fokusi i bisedimeve ishte zgjerimi i “One Albania”, investimet në qendra të të dhënave dhe projekti strategjik “2EAGLE”, kablli nëndetar që synon të lidhë Egjiptin me Shqipërinë dhe më pas me Europën.
Por ndërsa 4iG po zgjerohet në Ballkan, në Hungari po shtohen dyshimet se kompania po përpiqet të zhvendosë asetet dhe influencën jashtë vendit, përpara se qeveria e re të nisë ndërhyrjet.
“Telex” shkruan se vetë struktura e re e 4iG po organizohet në mënyrë që asetet të ndahen në disa holdingje, çka mund të lehtësojë shitjen apo shkëputjen e segmenteve të caktuara.
Një nga segmentet më të rëndësishme mbetet telekomunikacioni, ku përfshihen “One Hungary”, “One Albania”, “One Montenegro” dhe projektet e reja në Maqedoninë e Veriut.
Kjo ka ngritur pikëpyetje edhe për fatin afatgjatë të “One Albania”, në rast se 4iG përballet me probleme financiare, hetime apo ndërhyrje të forta politike në Hungari. /Pamfleti4 ig one albania Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Baste ilegale, call-center, trafik droge dhe tenderë/ Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës qe do financojë 5 kulla nga Tirana ne Velipojë? 15 Gusht 2026, 12:4012:40Anti-Mafia Dosja e Gjuhadolit, projekti para ekspertizës dhe licenca e refuzuar; çfarë i duhet të shpjegojë ministrit Blendi Gonxhe 14 Gusht 2026, 08:3708:37Anti-Mafia Etleva Shkoza (Çoka) merr leje për kulla 30 kate; kush fshihet pas arkitektes me 3 mbiemra? 13 Gusht 2026, 17:4017:40Anti-Mafia Kryetari i KPP, Ismail Shehu delegon kompetencat 10 ditë pas emërimit, modeli i ministrave për t'i shpëtuar SPAK-ut 13 Gusht 2026, 10:5010:50Anti-Mafia “Kurrë s’ke qenë pjesë e jona!” Ish-kolegët denoncojnë Ulian Shpatarakun: Letra 'bombë' që mbërriti në Pamfleti 12 Gusht 2026, 13:4913:49Anti-Mafia Nga Pakti i Detit me Greqinë te hartat e Ushtrisë/ Anduel Cauli, eksperti i marrëveshjes së rrëzuar nga Kushtetuesja, sërish në post kyç 11 Gusht 2026, 11:3511:35Anti-Mafia

