Lajme Zone
Qenushi shijon jetën: Të zotët e çojnë në stadium, i marrin dhe një freskuese me vete
Të tjeraJOQ Albania

Qenushi shijon jetën: Të zotët e çojnë në stadium, i marrin dhe një freskuese me vete

Një video e adhurueshme që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka fituar zemrat e miliona përdoruesve në mbarë botën.

Një video e adhurueshme që po bën xhiron e rrjeteve sociale ka fituar zemrat e miliona përdoruesve në mbarë botën.

Në pamje shihet një qenush, i cili duket se ka shkuar në stadium për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tij të preferuar. Mes atmosferës së zjarrtë të tifozëve, ai tërheq vëmendjen jo vetëm për praninë e tij, por edhe për kujdesin e veçantë që kanë treguar pronarët.

Për shkak të temperaturave të larta, ata i kanë marrë me vete një freskuese portative, duke u siguruar që "tifozi" i tyre katërputrosh të qëndrojë i freskët dhe komod gjatë gjithë ndeshjes.

Videoja ka bërë menjëherë xhiron e internetit, duke mbledhur mijëra pëlqime, komente dhe shpërndarje. Shumë përdorues kanë vlerësuar përkushtimin e pronarëve ndaj kafshës së tyre shtëpiake, ndërsa të tjerë e kanë quajtur qenushin "tifozin më të lezetshëm të stadiumit".