Lajme Zone
Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Qëlloi me armë në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bulqizë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen.

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bulqizë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen. Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, u arrestua shtetasi me inicialet L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.