Një nga studentet që merr pjesë në protestën e sotme tha se pushteti po detyron studentët të shkojnë tek dhuna. Studentja theksoi se djalit dje iu thye këmba, duke shtuar se qeveritarët e kanë bërë jetesën thuajse të pamundur. Studentja: Ky pushtet të detyron të shkosh deri tek dhuna. Dhuna ndaj protestuesve nuk ishte humane, të shikosh sesi djalit iu thye këmba është e tmerrshme. Kemi dëgjuar që kanë thënë për vdekje të fëmijëve, nuk e di se çfarë bëhet. Këta janë duke fshehur shumë gjëra. Studentët sot janë në një ditë të vështirë, Shqipëria është bërë një vend, ku e ke të vështirë që të jetosh. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta studente
