Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pushimet mbaruan, fluks në dalje të Vlorës/ Rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë makina u nisën drejt Italisë


Rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë automjete kanë lënë Portin e Vlorës gjatë mbrëmjes së së shtunës dhe orëve të para të së dielës, në drejtim të Italisë.

Rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë automjete kanë lënë Portin e Vlorës gjatë mbrëmjes së së shtunës dhe orëve të para të së dielës, në drejtim të Italisë.

Fluksi i lartë i udhëtarëve, i përballuar nga tre tragete në linjën Vlorë–Brindisi, nuk ka shkaktuar vonesa dhe procesi i përpunimit është zhvilluar normalisht.

Nëntë sportele kanë qenë në funksion për përpunimin e automjeteve, duke mundësuar lëvizjen e shpejtë të pasagjerëve dhe shmangien e krijimit të radhëve të gjata. Edhe pse numri i udhëtarëve dhe mjeteve ka qenë i lartë, situata në port është menaxhuar pa problematika. Policia Kufitare thotë se gjatë gjithë fluksit nuk është regjistruar asnjë vonesë në nisjen e trageteve, të cilat kanë vijuar sipas orarit të parashikuar.

Fluksi i shtuar lidhet me fundjavën e gushtit dhe lëvizjet e larta drejt Italisë. Nga dita e hënë pritet që situata në Portin e Vlorës të rikthehet në ritmin normal të punës.

Strukturat e Policisë Kufitare vijojnë të jenë në gatishmëri për të garantuar përpunimin e shpejtë dhe të rregullt të udhëtarëve dhe automjeteve që udhëtojnë drejt Italisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet