Lajme Zone
Puseta e hapur alarmon qytetarët në Shkodër: Është burim aksidenti
Të tjeraJOQ Albania

Puseta e hapur alarmon qytetarët në Shkodër: Është burim aksidenti

Një qytetar nga Shkodra ka ngritur shqetësimin për gjendjen e një pusete, e cila, sipas tij, është kthyer në një burim të vazhdueshëm rreziku për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Një qytetar nga Shkodra ka ngritur shqetësimin për gjendjen e një pusete, e cila, sipas tij, është kthyer në një burim të vazhdueshëm rreziku për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Në denoncimin e tij, qytetari thotë se për problemin ka bërë kërkesë pranë Policisë Bashkiake Shkodër, por pavarësisht se fillimisht i është thënë se çështja do të trajtohej, ndërhyrja nuk është kryer.

Sipas tij, situata ka marrë një tjetër përmasë rreziku pasi gjyshi i tij ka rënë me motor në këtë pusetë dhe për pak është përplasur me automjetet që qarkullonin në anën tjetër të rrugës.

“Mua në fakt më ka rënë gjyshi me motor, ka rrezikuar të përplaset nga makinat në anën tjetër”, shkruan qytetari në denoncimin e tij, duke kërkuar ndërhyrje sa më parë për të shmangur një tjetër aksident.

Ai u bën apel institucioneve përgjegjëse që të marrin masa për riparimin e pusetës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

“Pagesat i bëjmë për gjitha shërbimet e shtetit që na kërkojnë. Një kërkesë bëjmë”, shprehet ai, duke shfaqur pakënaqësinë për mungesën e reagimit institucional.