Lajme Zone
Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjte do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit, në të dyja senset e lëvizjes.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjte do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit, në të dyja senset e lëvizjes. Sipas njoftimit të ARRSH-së, kufizimi do të bëhet për shkak të punimeve për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III”. “Punimet do të nisin sot, më 19 nëntor, në orën 22:00 dhe do të vijojnë deri nesër, më 20 nëntor, në orën 05:00”, thuhet në njoftim. ARRSH bën me dije se kontraktori ka marrë masat për menaxhimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe garantimin e sigurisë rrugore në zonën ku do të kryhen punimet. Autoriteti u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të planifikojnë paraprakisht itinerarin, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën e përkohshme dhe udhëzimet e personelit përgjegjës.