Lajme Zone
Puka sërish pa energji elektrike, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Puka sërish pa energji elektrike, defekti përsëritet për herë të dytë brenda javës

Puka dhe disa zona përreth saj kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, për shkak të një defekti në linjën 35 kV Fushë-Arrëz–Pukë.

Puka dhe disa zona përreth saj kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, për shkak të një defekti në linjën 35 kV Fushë-Arrëz–Pukë. Problemi është përsëritur për herë të dytë brenda javës, ndërsa jashtë funksionit rezulton edhe linja e emergjencës Koman–Pukë, duke lënë pa furnizim alternativ qytetin dhe zonat përreth.Lexo edhe:Dita e sotme parashikohet me reshje shiu! Zonat më problematike! Ja sa do të jenë temperaturat Përveç Pukës, ndërprerja e energjisë ka prekur edhe zonat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë. Sipas informacioneve paraprake, shkak për defektin është bërë këputja e përcjellësve si pasojë e erës së fortë. Mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet furnizimi normal me energji elektrike në këto zona.