Puka dhe disa zona përreth saj kanë mbetur pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, për shkak të një defekti në linjën 35 kV Fushë-Arrëz–Pukë. Problemi është përsëritur për herë të dytë brenda javës, ndërsa jashtë funksionit rezulton edhe linja e emergjencës Koman–Pukë, duke lënë pa furnizim alternativ qytetin dhe zonat përreth. Përveç Pukës, ndërprerja e energjisë ka prekur edhe zonat Qafë-Mali, Gjegjan dhe Rrapë. Sipas informacioneve paraprake, shkak për defektin është bërë këputja e përcjellësve si pasojë e erës së fortë. Mbetet për t’u parë se kur do të rikthehet furnizimi normal me energji elektrike në këto zona. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: pa drita puka

