Lajme Zone
Publikohet video e momentit të aksidentit tragjik, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Publikohet video e momentit të aksidentit tragjik, betonierja futet me shpejtësi në rrethrrotullim, përplas Audi-n dhe bie nga lartësia

Këto janë pamjet dramatike nga aksidenti me dy viktima dhe një të plagosur, i regjistruar sot pasdite në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë.

Këto janë pamjet dramatike nga aksidenti me dy viktima dhe një të plagosur, i regjistruar sot pasdite në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, shihet momenti kur betonierja futet në rreth me shpejtësi dhe pasi përplas Audi-n, çan barrierat mbrojtëse dhe bie në nivelin e poshtëm të aksit TEG-Elbasan.

Si pasoja e aksidentit kanë humbur jetën dy shtetas të huaj që udhëtonin me betonierën, ndërsa ka mbetur i plagosur shoferi i Audi-t, Roland Nuri, rreth 28 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje stabël. Top Channel