Lajme Zone
Publikimi i videove të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Publikimi i videove të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Në polici ka mbërritur denoncimi i parë për rastin e videove të publikuara të kompozitorit Adi Hila.

Në polici ka mbërritur denoncimi i parë për rastin e videove të publikuara të kompozitorit Adi Hila. Siç bëhet me dije nga Top News, denoncimi ka ardhur për shpërndarjen e videove në faqet online në internet.

Ndërkohë, një ditë më parë Adi Hila u paraqit në Komisariatin e Policisë për të bërë dëshminë e tij, ku u shpreh se kamerat në shtëpinë e tij i ka vendosur për arsye sigurie, ndërsa shtoi se nuk janë publikuar nga ai.

Gjithashtu mësohet se policia ka kryer kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024. Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Aktualitet Top Channel