Parisienët ngrenë Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi, duke i shtuar një tjetër trofe periudhës së suksesshme nën drejtimin e Luis Enriques... Paris Saint-Germain vazhdon dominimin në Europë. Skuadra franceze ka fituar për të dytin vit radhazi Superkupën e Europës, pasi mposhti 2-1 Aston Villën në finalen e zhvilluar në Strasburg. Suksesi në Superkupë vjen pasi PSG kishte triumfuar gjithashtu për të dytën herë radhazi në Champions League, duke konfirmuar një tjetër sezon të jashtëzakonshëm në arenën europiane.
Finalja nisi më mirë për skuadrën e Luis Enriques, e cila mori kontrollin e lojës dhe arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 20-të. Khvicha Kvaratskhelia hyri në zonën e Aston Villës dhe me një goditje me të djathtën dërgoi topin në rrjetë për avantazhin 1-0 të PSG-së.
Pas golit të pësuar, Aston Villa rriti presionin dhe u bë më e rrezikshme veçanërisht në minutat e fundit të pjesës së parë. Në minutën e 41-të, Brian Madjo provoi të shënonte me kokë pas një krosimi të John McGinn, por tentativa e tij përfi mbi portë.
Vetëm tre minuta më vonë, Madjo iu afrua edhe më shumë barazimit. Sulmuesi goditi me të majtën, por këtë herë ishte shtylla ajo që i mohoi golin Aston Villës.
Presioni i anglezëve dha rezultat në minutën e 45-të. McGinn dërgoi një tjetër top në zonë dhe Madjo këtë herë nuk gaboi, duke mposhtur portierin Matvey Safonov dhe vendosur baraspeshën në 1-1. Kështu, pas avantazhit të hershëm të PSG-së dhe reagimit të Aston Villës në fund, skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në barazim.
Luis Enrique ndërhyri menjëherë në formacion me nisjen e pjesës së dytë, duke aktivizuar Ousmane Dembélé në vend të Maghnes Akliouche.
Megjithatë, ishte Aston Villa që krijoi një nga mundësitë e para të rrezikshme pas pushimit. Në minutën e 50-të, McGinn goditi fuqishëm nga kufijtë e zonës, por Safonov reagoi mirë duke shmangur golin e dytë të anglezëve.
PSG nisi gradualisht të fitonte terren dhe momenti vendimtar i finales erdhi në minutën e 61-të. Désiré Doué dërgoi topin në rrjetë, por fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Situata u shqyrtua nga VAR-i dhe, pas verifikimit, arbitri Omar Abdulkadir Artan ndryshoi vendimin duke akorduar golin. Në minutën e 62-të rezultati u bë zyrtarisht 2-1 për PSG-në, me Doué që festoi golin që në fund rezultoi vendimtar për trofeun.
Aston Villa u përpoq të reagonte, ndërsa trajneri Unai Emery bëri disa ndryshime në formacion. Në fushë u aktivizuan mes të tjerëve Tammy Abraham, Lamare Bogarde, Alysson, Ross Barkley dhe Tyrone Mings, në përpjekje për të gjetur golin e barazimit.
Nga ana tjetër, PSG administroi avantazhin dhe vazhdoi të kërkonte mundësi për të mbyllur ndeshjen. Në minutën e 71-të, Nuno Mendes provoi nga distanca, por portieri Marco Bizot kontrolloi goditjen.
Kvaratskhelia pati një tjetër mundësi në minutën e 82-të, por tentativa e tij përfi jashtë. Në minutën e 90-të ishte Dembélé që provoi nga kufijtë e zonës, por goditja e tij u prit pa probleme nga Bizot.
As pesë minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin, me PSG-në që ruajti avantazhin 2-1 deri në vërshëllimën përfundimtare.
Parisienët ngrenë kështu Superkupën e Europës për të dytin vit radhazi, duke i shtuar një tjetër trofe periudhës së suksesshme nën drejtimin e Luis Enriques. Për Aston Villën, finalja u mbyll me zhgënjim, pavarësisht reagimit pas golit të parë dhe momenteve të mira të krijuara gjatë ndeshjes.psg aston villa Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Sport Ronaldo lë mënjanë rivalitetin, mesazh prekës për Messin pas humbjes së babait 12 Gusht 2026, 22:4322:43Sport Spektakël në Superkupën e Europës, Aston Villa i përgjigjet PSG-së; pjesa e parë mbyllet në baraspeshë 12 Gusht 2026, 21:5521:55Sport Xavi Hernandez merr drejtimin e kombëtares së Holandës 12 Gusht 2026, 21:3321:33Sport Superkupa e Europës, publikohen formacionet e përballjes PSG-Aston Villa 12 Gusht 2026, 19:4519:45Sport Vëllai i Jared Kushner synon të blejë Lakers, ofron 12 miliardë dollarë për klubin legjendar të basketbollit 12 Gusht 2026, 19:0019:00Sport “Ende s’mund ta besoj që je larguar”, Messi thyen heshtjen pas humbjes së babait: Pusho në paqe dhe kujdesu për ne nga lart 12 Gusht 2026, 15:3115:31Sport

