Lajme Zone
PSG gjen më në fund një portier, kampionët e Eutropës shumë pranë marrëveshjes me gardianin japonez të Serie A
SportTop Channel

PSG gjen më në fund një portier, kampionët e Eutropës shumë pranë marrëveshjes me gardianin japonez të Serie A

Paris Saint-Germain është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Parmën për transferimin e portierit Zion Suzuki, në një operacion që pritet të kapë shifrën e 35 milionë eurove.

Paris Saint-Germain është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Parmën për transferimin e portierit Zion Suzuki, në një operacion që pritet të kapë shifrën e 35 milionë eurove. Sipas raportimeve të fundit nga merkatoja, negociatat mes dy klubeve kanë avancuar ndjeshëm dhe palët janë afër mbylljes së marrëveshjes. Megjithatë, mbeten ende për t’u përcaktuar disa detaje të rëndësishme të operacionit.

Një prej pikave që duhet sqaruar është edhe e ardhmja e Suzuki-t pas transferimit te PSG. Në rast se Lucas Chevalier largohet, portieri mund të qëndrojë në Paris dhe të jetë pjesë e skuadrës së kampionëve francezë.

Në të kundërt, ekziston mundësia që Suzuki të huazohet te Juventusi, në mënyrë që të vazhdojë të luajë rregullisht.

Sipas raportimeve, diskutimet për këtë çështje pritet të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme, ndërsa marrëveshja mes PSG-së dhe Parmës për transferimin e portierit japonez është shumë pranë konkretizimit. Top Channel