Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi (VIDEO)


Në ditën e 69-të të protestave masive kundër qeverisë, mjeku dhe protestuesi Ermal Pashaj, i ftuar në emisionin e drekës në News24, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke rrëzuar pretendimet se përgjegjësia për skandalet dhe keqmenaxhimin i mbetet vetëm administratës publike.

Në ditën e 69-të të protestave masive kundër qeverisë, mjeku dhe protestuesi Ermal Pashaj, i ftuar në emisionin e drekës në News24, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke rrëzuar pretendimet se përgjegjësia për skandalet dhe keqmenaxhimin i mbetet vetëm administratës publike. Pashaj u ndal te vendimmarrjet e pushtetit në lidhje me planifikimin urban dhe ndikimin në mjedis, duke theksuar se mendimi i specialistëve është anashkaluar vazhdimisht, duke krijuar pasiguri serioze për jetën e qytetarëve. “Si mund ta besojmë kryeministrin kur thotë se e ka fajin administrata? Nëse kishte një grup specialistësh që ka studiuar një zonë në territor, kemi parë që me një firmë të stërzgjatur janë krijuar situata që sot, edhe në Tiranë, na krijojnë vështirësi. Largqoftë të bjerë një tërmet tjetër, sepse këto pallate nuk kanë plane evakuimi,” deklaroi ai.

Më tej, mjeku ngriti pikëpyetje mbi abuzimet me fondet publike dhe skemat e rimbursimit të barnave, duke kërkuar që kreu i qeverisë të mbajë përgjegjësi direkte përpara drejtësisë. “Si mund të mos kërkojmë ne hetim për Ramën dhe për elementë të tjerë të politikbërjes, kur njerëz të tillë përfitojnë me skema mashtrimi, me skema të rimbursimit të ilaçeve? Kush është përgjegjës për këtë? A thotë Rama ‘janë drejtorët e administrata’? Pse nuk ka vepruar pra? Kaq miop qenka ky dhe nuk i shikon këto situata? Është absurde dhe e pamundur. Ai ka premtuar se do bëjë mrekullinë dhe më pas thotë se ‘i bënë gropën këta të tjerët nga mbrapa’. Fakte e dokumente janë publikuar nga vetë shteti që bien ndesh kaq hapur. Pse të mos hetohet ky, pse kush është, Perëndia?” përfi Pashaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb