Lajme Zone
“Pse të bashkohet vetëm Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS për hartën territoriale: Do e votoj bashkë me shijen e hidhur të…
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Pse të bashkohet vetëm Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS për hartën territoriale: Do e votoj bashkë me shijen e hidhur të…

Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi, ka folur për ndarjen e re territoriale.

Deputeti i PS për Beratin, Fadil Nasufi, ka folur për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai shprehur disa pakënaqësi për këtë ndarje, edhe pse shtoi se do ta votojë.

“Unë si deputet i qarkut Berat i kam ndjekur reagimet, refuzimet dhe argumentet kundërshtuese të bashkisë Dimal e Poliçan që i bashkohen Beratit. Realisht prisja një hartë territoriale që e sjell organizimin e pushtetit vendor në kufirin e bashkive metropolitane ose ish-rretheve. Jam i dakordësuar me banorët e Dimalit. Nuk e kam pse bashkohet Dimali me Beratin, por pse nuk bashkohen edhe bashki të tjera të një tipologjie, ndoshta edhe më të ulët se Dimali, si Roskoveci, Kuçova, Delvina etj. Gjithsesi unë e votoj këtë draft, edhe pse marr mbrapsht shije të hidhur e zhgënjim të shumë banorëve që nuk janë dakord me këtë hartë administrative”, tha Nasufi. Top Channel