Lajme Zone
Pse shkopi i gomës është mesazhi politik i Edi Ramës
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Pse shkopi i gomës është mesazhi politik i Edi Ramës

Në protestën e djeshme, pjesëmarrësit dukeshin të përgatitur për konflikt. Disa prej tyre mund të kenë qenë edhe të stërvitur për të prodhuar lajm dhe për ta kthyer protestën në betejë.

Pamje nga Protesta 13.10.2016 / Dhuna e protestuesve nuk justifikon goditjen e të rinjve, gazetarëve dhe kalimtarëve. Sjellja e policisë ngre dyshimin se pushteti po shpall fundin e protestave dhe po rikthen polarizimin Rama-Berisha. Sjellja agresive e forcave speciale të policisë gjatë protestës së së martës nuk ishte rast i parë. Dora e rëndë e policisë është parë edhe në protesta të tjera para Kuvendit, ku shkopinjtë e gomës janë përdorur kryesisht ndaj turmave të paorganizuara dhe të papërgatitura për përplasje.

Në protestën e djeshme, pjesëmarrësit dukeshin të përgatitur për konflikt. Disa prej tyre mund të kenë qenë edhe të stërvitur për të prodhuar lajm dhe për ta kthyer protestën në betejë.

Policia ka një protokoll të përcaktuar për çdo protestë të tillë. Ajo vepron sipas një manuali që synon të shmangë spontanitetin dhe parashikon skenarë të ndryshëm, në varësi të sjelljes së turmës.

Forcat policore zhvillojnë stërvitje të rregullta për këto situata. Ato duhet të ruajnë rendin dhe pronën, pa kaluar kufijtë e ligjit dhe pa përdorur dhunë të panevojshme.

Çfarë ndodhi dje?

Pamë protestues që ushtruan dhunë ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit dhe dëmtuan prona publike e private. Pamë gjithashtu policë që përdorën dhunë ndaj të rinjve, gazetarëve dhe madje edhe kalimtarëve.

A mund ta shpjegojmë këtë sjellje si lajthitje të trupave të stërvitura? Vështirë. Policia ka kapacitete ta përballojë një grup të tillë protestuesish edhe me ndërhyrje më të gjera, pa humbur kontrollin dhe pa goditur njerëz që nuk përbëjnë rrezik.

Gjithçka duket si pjesë e një sinjali politik që pushteti kërkon ta përcjellë përmes shkopit të gomës. Është sinjali i represionit dhe i mbylljes së sezonit të protestave me gjuhën e hekurt të shtetit.

Shumë shpejt këtë sinjal mund ta dëgjojmë edhe në deklaratat publike të kreut të mazhorancës: “Gallata mbaroi. Protestuat sa protestuat, tani nuk ka më gili-vili”.

Kjo sjellje dëmton në radhë të parë shtetin dhe Policinë e Shtetit. Pushteti i përdor dhe i keqpërdor forcat policore sipas temperaturës politike. Njëherë i mbron, herën tjetër i sulmon ose i pezullon, sapo kupton se represioni po i kushton pikë në opinionin publik.

Policia ka ligjin, rregulloren, protokollet dhe masat e saj operative. Në një shtet demokratik, ajo nuk duhet të presë urdhra politikë me telefon. Duhet të zbatojë ligjin, të mbrojë rendin dhe të garantojë sigurinë e qytetarëve.

Urdhrat “ngriji-shkriji”, të dhënë sipas një regjie që drejton nga ekrani një lloj “Big Brother-i” politik, vetëm sa shtojnë zemërimin dhe dëmtojnë policinë e institucionet.

Qëllimi politik duket i qartë: pushteti kërkon të krijojë një polarizim të egër mes atyre që urrejnë Edi Ramën dhe atyre që duhet të frikësohen se mund të rikthehet Sali Berisha me njerëzit e tij.

Kaq e thjeshtë është fabula./Pamfletipse shkopi i gomës është mesazhi politik i edi ramës shkopi foto1 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Ishte parashikuar për sot, Rama anulon mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS 14 Tetor 2026, 08:4908:49Politike Tirana zgjohet në kaos, Rama bën sehir nga Brukseli 14 Tetor 2026, 08:3908:39Politike BIRN: PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore! 14 Tetor 2026, 08:2008:20Politike Berisha: “Padrino” sot tejkaloi dhunën e Ramiz Alisë ndaj studentëve në ’90 14 Tetor 2026, 07:4107:41Politike Pazari politik/ Pse dhëndri i Trump bën biznes me Edi Ramën, “vëllain” e Sorosit? 13 Tetor 2026, 21:4021:40Politike Nuk ka Bruksel që e shpëton Bablokun! 13 Tetor 2026, 19:2019:20Politike