Kotorri / Më shumë se një dekadë pas përplasjes së klaneve të Kotorrit, dhjetëra vrasjeve, arrestimeve dhe hetimeve ndërkombëtare, rrjetet kriminale malazeze vazhdojnë të jenë aktive. Historia e klaneve Shkaljar dhe Kavaç tregon se goditja e drejtuesve nuk mjafton për të shkatërruar një organizatë kriminale që ka para, lidhje ndërkombëtare dhe aftësi për t’u riorganizuar... Kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga ndarja e klanit të dikurshëm të Kotorrit, pas zhdukjes së më shumë se gjysmë tonë kokainë në Barcelonë. Që atëherë, lufta mes klaneve Kavaç dhe Shkaljar ka prodhuar mbi 70 viktima, dhjetëra arrestime, procese gjyqësore dhe hetime ndërkombëtare.
Megjithatë, asnjëra prej strukturave nuk është zhdukur. Sot, klani Kavaç duket më i konsoliduar dhe ka ruajtur disa elemente të një drejtimi të centralizuar, ndërsa Shkaljari, pas eliminimit të një pjese të madhe të udhëheqjes së vjetër, është fragmentarizuar në disa celula të lidhura me njëra-tjetrën.
Të dyja vazhdojnë të konsiderohen ndër strukturat më të rëndësishme të krimit të organizuar në Mal të Zi dhe kanë lidhje të forta ndërkombëtare. Kjo nuk do të thotë se ato janë domosdoshmërisht dy organizatat më të fuqishme kriminale në Ballkan.
Tregu rajonal i kokainës është shumë më i decentralizuar dhe përfshin rrjete shqiptare, serbe, malazeze dhe ndërkombëtare, të cilat bashkëpunojnë ose konkurrojnë sipas interesave. Sipas vlerësimit SOCTA 2024, në Mal të Zi veprojnë 11 grupe kriminale me rrezik të lartë. Aktiviteti kryesor i tyre është trafikimi ndërkombëtar i kokainës, ndërsa autoritetet evidentojnë edhe vazhdimin e dhunës mes grupeve rivale. Një nga treguesit kryesorë të fuqisë së Kavaçit është fakti se Radoje Zvicer, i konsideruar prej vitesh si lideri dhe organizatori kryesor i klanit, vazhdon të jetë i pakapshëm nga autoritetet.
Në nivelet drejtuese kanë qenë edhe Slobodan Kashçelan, Igor Bozhoviç, Milan Vujotiç dhe persona të tjerë. Disa janë në burg ose përballen me procese gjyqësore, por goditjet nuk kanë sjellë shembjen e rrjetit.
Kapaciteti ndërkombëtar për trafikimin e drogës është ndoshta treguesi më i qartë i fuqisë së një organizate. Në çështjen “Gjenerali”, Prokuroria Speciale e Malit të Zi pretendon se Zvicer, Kashçelan dhe bashkëpunëtorët e tyre ishin pjesë e një organizate që synonte të transportonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe Australisë.
Në dosje përfshihen ngarkesa prej rreth 1.570 dhe 903 kilogramësh kokainë. Në qershor 2026, Gjykata e Apelit dënoi Zvicerin me 16 vite burg, Kashçelanin me 13 vite dhe Vujotiçin me 11 vite për krijim organizate kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.
Por edhe këtu shfaqet paradoksi. Disa prej figurave kryesore përfjnë në burg, ndërsa struktura kriminale mbijeton. Fati i klanit Shkaljar është disi ndryshe. Lufta i ka kushtuar pothuajse një brez të tërë drejtuesish të njohur.
Igor Dedoviç, Jovan Vukotiç, Alan Koçar dhe Miliç Minja Shakoviç u vranë, së bashku me shumë anëtarë dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Dedoviç u vra në janar 2020 në një restorant në periferi të Athinës, ndërsa ndodhej me bashkëpunëtorin e tij Stevan Stamatoviç.
Vite më vonë, pas zbërthimit të komunikimeve në “Skaj EKS”, hetuesit krijuan një tablo më të plotë mbi përgatitjen e atentatit. Prokuroria serbe pretendoi se në operacion ishin përfshirë persona të lidhur me Radoje Zvicerin, Darko Shariçin dhe Veljko Belivuk.
Dy vite më vonë, në shtator 2022, u vra në Stamboll edhe Jovan Vukotiç, figura kryesore e mbetur e klanit Shkaljar. Hetimi turk zbuloi se atentati ishte përgatitur me kujdes dhe se automjeti i Vukotiçit ishte ndjekur me GPS. Në vitin 2025, disa prej të akuzuarve për organizimin e vrasjes u dënuan me burgim të përjetshëm.
Por eliminimi i drejtuesve nuk solli zhdukjen e infrastrukturës së grupit Shkaljar. Dosjet e Prokurorisë Speciale malazeze tregojnë se ende ekzistojnë persona dhe qeliza që autoritetet i lidhin me këtë krah, mes tyre Igor Vukotiç, Radomir Boban Baçoviç, Milan Tishma dhe Ivan Gjonoviç.
Pra, struktura e dikurshme vertikale e drejtuar nga Vukotiçi dhe Dedoviçi është zëvendësuar nga një rrjet më i shpërndarë. Pikërisht kjo e bën më të vështirë goditjen e tij. Edhe klanit Kavaç ka pësuar humbje të mëdha.
Vladimir Roganoviç, i konsideruar nga autoritetet si anëtar i rangut të lartë të klanit, u vra në qendër të Vjenës në vitin 2018. Vetëm në maj të këtij viti, një shtetas malazez u arrestua në Itali, pasi autoritetet austriake e dyshojnë për përfshirje në atentat.
Një tjetër figurë e rëndësishme e Kavaçit, Davorin Bllatiç, u vra në një garazh në Beograd në janar 2018. Këto raste tregojnë se lufta mes klaneve të Kotorrit nuk ka qenë një konflikt lokal.
Vrasjet janë kryer në Athinë, Stamboll, Vjenë dhe Beograd, ndërsa trafikimi i drogës shtrihet nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi. Organizatat kriminale kanë funksionuar si rrjete transnacionale, jo si grupe të kufizuara brenda një territori.
Dhe këtu qëndron edhe përgjigjja e pyetjes pse është kaq e vështirë të fitohet lufta ndaj bosëve të drogës. Gabimi kryesor është të mendohet se mafia është e barabartë me liderin e saj.
Në realitet, bëhet fjalë për një ekosistem financiar dhe kriminal që mund të mbijetojë edhe pasi goditet udhëheqja. Kur arrestohet ose vritet një bos, nuk zhduken paratë, rrugët e trafikut dhe kontaktet ndërkombëtare.
Në vend të strukturës së vjetër mund të krijohet një tjetër, më e vogël, më fleksibël dhe më e vështirë për t’u zbuluar. Europoli e ka përshkruar në analizat e fundit krimin e organizuar evropian si një sistem që rikonfigurohet vazhdimisht.
Nga 821 rrjete që ishin identifikuar më parë si kërcënime kryesore, shumë janë çmontuar ose transformuar, por ndërkohë janë shfaqur 533 rrjete të reja, ndërsa 198 kanë mbijetuar. Kjo është edhe arsyeja pse termi “kartel ballkanik” nuk duhet kuptuar si një organizatë e vetme me një bos të vetëm.
Në tregun e kokainës bashkëpunojnë rrjete të ndryshme, shpesh përtej kufijve dhe përtej ndarjeve të vjetra mes klaneve. Rasti i Malit të Zi e tregon qartë këtë realitet. Pas më shumë se 70 vrasjeve, arrestimeve dhe dënimeve, klani Kavaç vazhdon të funksionojë si një strukturë relativisht e centralizuar, ndërsa Shkaljar është përshtatur përmes fragmentarizimit.
Në fund, pyetja nuk është vetëm pse disa bosë droge nuk kapen. Pyetja më e rëndësishme është nëse shtetet po luftojnë mafian apo vetëm njerëzit që ndodhen përkohësisht në krye të saj. Sepse historia e Kavaçit dhe Shkaljarit tregon se një organizatë kriminale mund të humbasë liderët, por të mbijetojë si sistem.
Dhe për sa kohë që nuk goditen njëkohësisht paratë, pastrimi i tyre, korrupsioni, logjistika, lidhjet ndërkombëtare dhe aftësia për të rekrutuar njerëz të rinj, lufta ndaj mafias mund të prodhojë shumë arrestime e dënime, por jo domosdoshmërisht fitoren./Pamfleti nga “Vreme”mësimi i hidhur i malit të zi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Trump provokon Britaninë për bashkimin e Irlandës: Do të ndodhë përfundimisht 12 Shtator 2026, 13:4713:47Rajoni dhe Bota BE reagon për gjyqin e Hashim Thaçit: Palët të respektojnë verdiktin e Speciales, vendimi mund të apelohet 12 Shtator 2026, 13:0413:04Rajoni dhe Bota Ballkani si pasqyrë e dobësive të vetë Evropës 12 Shtator 2026, 13:0813:08Rajoni dhe Bota Donald Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin; presidenti shoqërohet me masa ekstreme sigurie 12 Shtator 2026, 12:0012:00Rajoni dhe Bota Studimi i Qendrës Evropiane, vende më të prekura nga salmonela në Evropë 12 Shtator 2026, 11:4011:40Rajoni dhe Bota Fitorja rekord e AfD-së ndezi alarmin në Evropë, Putin paralajmëron: Gabimet ju kushtojnë, po shkoni drejt luftës 12 Shtator 2026, 10:2510:25Rajoni dhe Bota

