Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndodhet prej 19 muajsh në arrest me burg. Kjo sipas vendimit të të gjitha niveleve të gjykatave. Dhe në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka përfunduar hetimi për pjesën e parë të dosjes dhe është çuar në gjykatë.
Ai u arrestua pasi iu siguruan prova për vepra të rënda penale. Gjithashtu, u konstatua se Veliaj ishte duke prishur provat. Pa folur më tepër për faktin që edhe pse është kapur me 13 akuza të rënda penale, Erion Veliaj kërkon sërish të rikthehet në zyrë si kryetar bashkie pasi thotë: "Unë jam i zgjedhur dhe duhet të shkoj në zyrë". Veliaj i thyen të tëra/ Thelbi është korrupsioni me miliona dhe jo masa e arrestit
20 Shtator, 10:57 Megjithëse në çdo vend normal të Europës një zyrtar me 13 akuza të rënda penale do kishte dhënë dorëheqjen menjëherë që në momentin që do të do t'i njoftojë akuzat, në Shqipëri edhe se përfn hetimi apo ndodhesh pas hekurave vazhdon të kërkosh të kthehesh në detyrë, duke u kapur pas karriges së kryebashkiakut, ashtu siç i shpjegon Imzot Fan Noli te “Kolltukofagët” e tij.
Veliaj ankohet se për 19 muaj mbahet padrejtësisht në burg.
Në fakt, në qoftë se do të kishte dorëheqjen mund të ishte në shtëpi, por ka zgjedhur të mos jetë më shumë me fëmijët, me bashkëshorten, sesa me karrigen e tij. Kjo është një tjetër çështje që i përket zgjedhjeve që ka bërë kryebashkiaku. Por në 19 muaj, gjykimi i Erion Veliajt mund të kishte përfunduar.
Mjafton të shikojmë praktikën çfarë ka ndodhur dhe Veliaj thjesht e vetëm ka shtyrë seancat pa mbarimisht. Pra gjyqi prej korrikut të vitit 2025 nuk zhvillohet, sepse Erion Veliaj nuk shkon në gjykatë. A mund të lirohet apo t'i zbutet masa e sigurisë dikujt që nuk pranon të gjykohet?
14 Shtator, 11:13 Merr një grup avokatësh, vjen një grup tjetër, i heq, i shkarkon, i vendos kryesisht dhe së fundmi ka caktuar Plarent Ndreca, i cili ka shpesh probleme, që lidhen sa me gjyqe të tjera, me viroza, me halle dhe problematika që kanë bërë që seancat të shtyjnë pafundësisht dhe gjykata, duke qenë se i ka të pajustifikuara shtyrjet dhe të paargumentuara, e ka gjobitur. 99-çi, sekser i Erion Veliajt
31 Gusht, 20:04 Tani së fundi u bë një lojë edhe me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, ku Maks Haxhia, avokati i bashkëshortes së kryebashkiakut, Ajola Xoxa, mblodhi bashkëpunëtorët e tij, Shoqatën e Avokatëve dhe shpalli bojkotin në GJKKO, jo për masat e sigurisë, por për çështjen në gjykim për shkak të mungesës së medias në seancat gjyqësore, prej një rregulloreje që kufizon përdorimin e telefonave celularë. Ndalimi i telefonave/ GJKKO i përgjigjet Dhomës së Avokatisë: Nuk është shkak për bojkotin e seancave
17 Shtator, 11:21 Maks Haxhia në shërbim të Veliajt/ Një skenar i ri për shtyrjen e gjyqeve 4 Shtator, 14:55 Të gjitha këto janë skema në në funksion të një qëllimi; të shtyjnë seancat pafundësisht, që Erion Veliaj të mund të kapë pa fatin ligjor trevjeçar, i pagjykuar që më pas të kërkojë të jetë në gjendje të lirë.
Ndoshta Haxhia, ndoshta i pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, konsulentët ligjorë dhe lobistët e dinë mjaft mirë se 13 akuzat e rënda penale ndaj kryetarit të bashkisë, nga të cilat nëntë për korrupsion, mund ta çojnë atë në një dënim sipas ligjit që mund të ishte nga 10 deri në 15 vjet i që lirinë e jep, por kanë zgjedhur strategjinë që të mos gjykohet dhe të dalë i lirë, paralel me strategjinë “Sulmo prokurorët, shantazho gjykatën, intriga”, për cilat, pjesën më të madhe i pamë në përgjigje me gënjeshtra, me mashtrime, të cilat ne i kemi përsëritur dhe i kemi nxjerrë me fakte dhe me prova.
Por përse nuk zhvillohet një gjyq maratonë për Erion Veliajn?
Në rast se Veliaj dhe të tjerët kanë zgjedhur taktikën e të shtyrjes së seancave ligjore, Kodi i Procedurës Penale ka një nen, Nenin 342, që flet për seancën e pandërprerë.
Neni 342, Kodi i Procedurës Penale Pra gjyqi mbaron orën 16:00, fillon të nesërmem orën 08:00, të pasnesërmen me orën 8:00. Ndaj Erion Veliajt nuk ka seancë të pandërprerë gjyqësore.
Plarent Ndreca të njoftohet brenda ditës tjetër për seancën gjyqësore, brenda ditës tjetër t'i vendoset avokati kryesisht, t'i jepet afati, brenda ditës tjetër të lihet data për të filluar gjyqin brenda ditës tjetër, të vazhdohet me dëshmitarët e tjerë.
Pandalim, një seancë maratonë.
Dhe nuk do të ketë më “gojë” Erion Veliaj që të merret me drejtësinë.
Por nuk po shohim ta kërkojnë as prokurorët e SPAK-ut, Olt Dado dhe Altin Dumani që sulmohet nga Erion Veliaj dhe të tijët apo mediat e tyre, as vetë gjykata, e cila prej 14 muajsh po vihet në rolin e “Lolos”.
Gjykata po e tallin, gjykatën po e keqpërdorin, me gjykatën po luajnë.
Megjithëse neni 342 i Kodit të Procedurës Penale është aty dhe gjyqtarja duhet ta dijë mjaft mirë, bashkë me të gjithë trupën gjykues, të tre anëtarët e trupit gjykues.
Kanë seanca të tjera, kanë data gjyqe, por të tre duhet të shikojnë një prioritet të madh, siç është gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Burri Hashim Thaçi dhe burreci Veliaj
17 Shtator, 19:51 Do t'i bënin mirë edhe Erion Veliajt , do t'i bënin mirë edhe vetes dhe drejtësisë dhe shtetit shqiptar.
Së pari Veliajt, për të kuptuar se ka ligj dhe drejtësia nuk i ka disa të nënës dhe disa të njerkës.
Dhe për më tepër, akoma kur t'i tallesh me drejtësinë, e ka të zgjedhur ligjvënësi në mënyrë se si do veprohet dhe Kodi i Procedurës Penale të detyron në bazë të nenit 342, që të hysh në një seancë maratonë apo seancë papushim, le t'i quajnë si të duan.
Ka ardhur koha që gjykata ta fillojë këtë seancë.
Nuk mund të vazhdojnë ende gjyqtarët dhe prokurorët, shty, prit, prit e s’ka, , t'i bëhet qejfi Erion Veliajt se mos mërzitet, se politikan, se kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo, nuk bën diferencë. Është qytetar si gjithë të tjerët, të shkojë të gjykohet.
Në rast se nuk ecën procedura normale, të kalohet në situatën e një gjyqi të pandalshëm, një gjyq maratonë dhe nuk ka pse të lihen seancat një herë në javë apo një herë në dy javë, por të lihen ditë pas dite.
Dhe përsëri ligji e ka mjaft mirë të përcaktuar, kur dëshmitarët nuk vijnë, kur nuk duan të paraqiten si merren me forcë, e të tjerë dhe se cilët janë afatet. Kur propaganda dhe mashtrimi dështojnë përballë drejtësisë
15 Shtator, 12:06 Kjo jo për të treguar, atë që të tjerët pretendojnë, forcën e shtetit, jo kurrë, për të treguar se në Shqipëri bëhet drejtësi, edhe kur pandehuri e di mirë që do të ndahet, po shtyjnë seancat me lojëra dhe skenare, të ketë drejtësi nga fillimi në fund, e kur një i pandehur nuk do të gjykohet, është Kodi i Procedurës Penale që e ka zgjidhur; seancë maratonë deri në marrjen e vendimit.Na daç të shkojë, në daç të mos shkojë Erion Veliaj, vendosen avokatët kryesisht, ligji e ka shumë mirë të përcaktuar.
Ka ardhur koha që shteti, drejtësia, gjykata, por dhe prokurorët e SPAK-ut të fillojnë, të kërkojnë të zhvillohet seanca e pandërprerë.
Në qoftë se fillon një gjyq dhe ka një pengesë në këtë orë, për dy orë të lihet seanca tjetër, për katër orë të nesërmen, të pasnesërmen, për t'i treguar avokatëve të Erion Veliajt, studiove lobuese që mashtrojnë deri në Kongresin Amerikan se drejtësia do bëhet, se Erion Veliaj do të gjykohet si çdo qytetar tjetër shqiptar.
Dhe ka ardhur momenti që praktikat abuzive të përdorura nga Plarent Ndrecaj me këshillin e lobistëve apo studiove tuaja të zbatuara dhe nga Maks Haxhia, si kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të marrin fund.
Gjyqi i Erion Veliajt duhet të zhvillohet, sepse ai ka 19 muaj në qeli, siç pretendon, dhe 14 muaj që dosja është çuar në gjykatë.
Gjithçka duhet të zhvillohet në mënyrë sa më të shpejtë, e gjithë koha është e zauruar, tashmë provat janë marrë në formën që i kanë dashur, në të gjitha format e mundshme, dëshmitarët janë të njohur, faktet janë mbledhur, duhet thjesht e vetëm të zhvillohet seanca.
Ndaj dhe gjykata nuk duhet të pranojë të vendoset në rolin e “Lolos”, por të fillojë një seancë të pandërprerë, të pandalshme dhe Erion Veliajt në fund t'i japë vendimin, pafajësinë apo dënimin, siç i takon sipas ligjit./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

