Lajme Zone
“Pse më sheh?” Si u plagos me armë i riu te “Zogu i Zi”, shok me reperin nga Kosova
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Pse më sheh?” Si u plagos me armë i riu te “Zogu i Zi”, shok me reperin nga Kosova

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë zonës së Zogut të Zi në Tiranë, ku një 33-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Gjenk Karabeg, ka mbetur i plagosur në këmbë.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë zonës së Zogut të Zi në Tiranë, ku një 33-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Gjenk Karabeg, ka mbetur i plagosur në këmbë.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja dyshohet se nisi pas një konflikti mes disa personave. Mësohet se reperi Leumasi, i cili ndodhej në shoqërinë e 33-vjeçarit, është përfshirë në përleshje, ku dyshohet se ka përdorur thikën dhe ka goditur në qafë një prej personave të grupit kundërshtar.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, babai i të riut të plagosur dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Leumasit dhe personave që ndodheshin me të. Nga të shtënat, plumbi dyshohet se nuk ka kapur reperin, por ka goditur në këmbë 33-vjeçarin Gjenk Karabeg, i cili u transportua menjëherë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, Karabeg ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për të dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar pesë persona dhe po vijon hetimet për të dokumentuar dinamikën e plotë të konfliktit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e provave lidhur me përdorimin e thikës dhe armës së zjarrit.