Kryebashkiaku i Tiranës, që ndodhet në paraburgimin e Fierit, Erion Veliaj dy ditë më parë ka hedhur një “bombë” në opinionin publik. Ai tha se ditën e premte, ministri i Drejtësisë kishte shkuar ta takonte dhe i kishte lënë disa mesazhe. CNA ka zbërthyer letrën e Veliajt, shkruar me dorën e tij, ne jemi të prirur të mos i besojmë kurrsesi zdromsit duke e ditur që ai është një mashtrues i pandalshëm në dhjetëra e dhjetëra raste, jo më tani kur duket që pas gati 20 muajsh burg, ka paranoja, fiksime dhe çfarë mund të mos prodhojë. (LEXO KETU) Faqja e parë që zbulon mashtrimet e Veliajt 3 Nëntor, 18:42 Gjithçka i shpërtheu në momentin kur ai u transferua nga “kampi” në paraburgimin e Durrësit drejt Fierit. Erion Veliaj ka dhënë versionin e tij. Është pyetur dhe avokati Plarent Ndreca, edhe ky i pandehur në SPAK, një tjetër personazh 99-ç, por duke i lënë mënjanë se çfarë janë këto dy personazhe, le të shohim një detaj. Erion Veliaj duhet të flasë me prokurorët e çështjes së tij. Ai duhet të flasë me Ols Dadon dhe me Altin Dumanin.
Mbrojtësit më të mirë të Erion Veliajt, të garantimit të jetës së tij janë këta dy prokurorë. Sepse kanë treguar një integritet të fortë dhe megjithëse i pari është sulmuar në mënyrë kriminale nga Erion Veliaj, tashmë mund t'i tregojë kryebashkiakut të Tiranës se drejtësi në Shqipëri ka dhe prokurorë që jetojnë në mënyrë të paanshme. Dhe këtu mund t'ia mbushë mendjen dhe vetë Erion Veliajt të pandehurit të tij. Erion Veliaj duhet të flasë me Olsi Dadon, qoftë edhe për ta provuar në fund se sa i vërtetë është, sa i pastër është dhe me sa përkushtim e ka bërë detyrën, qoftë në hetimin ndaj tij, qoftë dhe në hetimin ndaj zyrtarëve të tjerë të shtetit shqiptar. Të njëjtën gjë edhe me Altin Dumanin. Erion Veliaj dhe skenarët e sulmit ndaj prokurorit dhe gjyqtarit 8 Mars, 17:06 Mbrojtësit më të mirë të Erion Veliajt sot nuk janë as gjykatësit, as Avokati i Popullit dhe as Plarent Ndreca. Mbrojtësit më të mirë të Erion Veliajt janë Ols Dado dhe Altin Dumani. Në rast se Toni Gogu ka shkuar në shkelje të ligjit, të mbajë përgjegjësi përpara ligjit. Megjithëse, hapësira ligjore që Gogu të shkojë te paraburgimet është e qartë, e shkruar e zezë mbi të bardhë, por ka një detaj tjetër: të paraburgosurit nuk mund të takohen as nga ministrat, as nga deputetët siç e parashikon ligji, sepse mund të prishin pjesë të hetimit. Pse nuk besohet Erion Veliaj? 3 Nëntor, 12:18 Erion Veliaj ka fraksionin e hetimit ende. SPAK ka mbledhur të tjera prova dhe materiale.
Pse ministri duhet të shkonte të takonte një të paraburgosur që ka ende çështje në hetim? Kjo është një pyetje. Por, duke e lënë mënjanë dhe duke besuar atë që ka thënë Toni Gogu, se ka shkuar për shkak të shqetësimeve që ka shfaqur Erion Veliaj, ministri të paktën duhet të kishte njoftuar publikisht mediat se pas ankesave që kishte pasur Erion Veliaj dhe shkrimeve, ai kishte shkuar, e kishte takuar në mesnatë, e kishte dëgjuar, kishte parë nëse gjendja shëndetësore e Erionit ishte e mirë apo e keqe dhe këtu gjithçka do mbyllej. Por, kjo nuk ndodhi dhe Erion Veliaj e shfrytëzoi. Griselda dhe “pastori” i drejtësisë 2 Nëntor, 21:36 Ne si media priremi të besojmë se Erion Veliaj po gënjen dhe po mashtron, por në qoftë se do ta shohim me racionalitet, edhe ministri Gogu mirë apo keq e ka ngrënë karremin. Sa për shkeljen e ligjit, atë duhet ta verifikojë SPAK.
Tani, Erion Veliaj është përballë një prove shumë të madhe.
Ai duhet të shkojë, të flasë me Olsi Dadon dhe Altin Dumanin. Nuk ka pse të vazhdojë t'i konsiderojë prokurorët armiq. Mund të bëhet një bashkëpunëtor i shkëlqyer i drejtësisë për të shpëtuar veten, familjen dhe fëmijët. Në rast se nuk ka gënjyer, pra është i vërtetë, në rast se nuk e bën këtë, Erion Veliaj thjesht dhe vetëm po mashtron në paranojat e tij që mund t'i prodhojë mendja pas 20 muajsh dhe pas skemave dhe skenarëve që i kanë dështuar pambarimisht. Sot është guri i provës: ose shkon dhe flet me Ols Dadon dhe Altin Dumanin dhe i vë pika mbi i, ose po vazhdoi të flasë broçkulla, është thjesht dhe vetëm në mashtrimin e tij të radhës./ CNA Duke zbërthyer mashtrimet e Erion Veliajt…/ Pjesa e dytë 4 Nëntor, 11:51 Të rinjtë i kërkojnë dorëheqjen Erion Veliajt 4 Nëntor, 10:23 Avokati i Veliajt: Po vlerësojmë mundësinë e një kallëzimi ndaj Gogut 3 Nëntor, 22:59 Faqja e parë që zbulon mashtrimet e Veliajt 3 Nëntor, 18:42 Hollivudi i Fierit: Sekreti i Ditarit të Lalit 3 Nëntor, 17:42 "HAHAHA, PO KJO ISHTE LOJË MORE!"/ Erion Veliaj u bën letër të hapur shqiptarëve 3 Nëntor, 17:17 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë 3 Nëntor, 16:13 Edi Rama dhe Erion Veliaj, nga “vëllai im i madh” te kryeministri që përsërit se mbahet në burg pa gjyq 3 Nëntor, 15:57 Skema e Veliajt është viktimizimi/ Ardit Gjoklaj nuk harrohet 3 Nëntor, 12:32 Pse nuk besohet Erion Veliaj? 3 Nëntor, 12:18 A besohet autori i "Griseldës" dhe avokati i tij? 3 Nëntor, 09:20 Letra nga burgu/ "Plas" keq në telefon mes Ramës dhe avokatit të Veliajt 2 Nëntor, 22:41 Mero Baze: Unë e mësova Erion Veliajn 2 Nëntor, 21:42 Griselda dhe “pastori” i drejtësisë 2 Nëntor, 21:36 Pse dhe si e sulmon Partinë Socialiste Erion Veliaj? 2 Nëntor, 21:24 Tri absurditete dhe një letër/ Plani personal i Veliajt përmbi presionin e Ramës 2 Nëntor, 20:00 Tri "dhuratat" e Veliajt dhe loja e mundshme me Ramën për ta shndërruar në të burgosur politik 2 Nëntor, 18:57 HOLLIVUDI I FIERIT OSE "LALI TALL-ALL" 2 Nëntor, 18:33 Letra e Veliajt për Ramën, një ushtrim i mjerueshëm në të shkruar dhe në të menduar 2 Nëntor, 18:03 Kurthi i Veliajt, Rama duhet të mos bjerë në grackën e kryebashkiakut që e mbajti në pushtet 2 Nëntor, 17:51 Plas në PS, Veliaj kërkon dorëheqjen e Ramës: Unë nuk kam organizuar protestat 2 Nëntor, 17:39 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

