Lajme Zone
PS zbraz sallën e Kuvendit, reforma territoriale drejt votimit në orët e vona; a do t'i sigurojë Rama votat?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

PS zbraz sallën e Kuvendit, reforma territoriale drejt votimit në orët e vona; a do t'i sigurojë Rama votat?

Lëvizjet e deputetëve të mazhorancës krijojnë përshtypjen se socialistët po e lënë debatin të konsumojë orë të tëra, ndërsa votimi përfundimtar mund të shtyhet drejt orëve të vona të natës.

Salla e zbrazur Deputetët socialistë janë larguar nga salla e Kuvendit, ndërsa një pjesë e tyre janë shfaqur në studio televizive. Lëvizja ngre pikëpyetje për mënyrën se si mazhoranca po menaxhon debatin dhe votimin e reformës territoriale. Me kundërshtitë e Erion Braçes dhe Elisa Spiropalit, sigurimi i 84 votave mbetet një provë për shumicën. Partia Socialiste duket se po ndjek një taktikë të veçantë parlamentare për reformën territoriale. Ndërsa debati vijon në Kuvend, një pjesë e madhe e deputetëve socialistë kanë braktisur sallën, ndërsa disa prej tyre janë zhvendosur në studiot televizive, ku po komentojnë zhvillimet politike dhe përplasjet për hartën e re administrative.

Lëvizjet e deputetëve të mazhorancës krijojnë përshtypjen se socialistët po e lënë debatin të konsumojë orë të tëra, ndërsa votimi përfundimtar mund të shtyhet drejt orëve të vona të natës.

Zhvillimet në sallë vijnë në një moment kur PS përballet edhe me pakënaqësi të shprehura publikisht nga deputetët e saj.

Dy emrat që kanë tërhequr më shumë vëmendjen janë Erion Braçe dhe Elisa Spiropali. Braçe ka kundërshtuar reformën territoriale dhe ka deklaruar se ndodhet përballë një vendimi të vështirë për vijimin e angazhimit të tij politik.

“Jo se nuk e kam ndarë ende mendjen, por sot Erla e besoj se edhe ti e di, që është dita më e vështirë e 30 viteve të mia. Se duhet të zgjedh, po them sepse duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki. Erla jam munduar edhe në intervistë me ty të shpjegoj që PS është partia ime dhe jo e atyre që më kanë gjetur në parti”, deklaroi Braçe.

Spiropali ka kritikuar po ashtu mënyrën e konceptimit të reformës dhe përqendrimin e pushtetit, duke deklaruar se deputetët nuk mund të trajtohen si kartona votimi. Fjalimi i saj ka shtuar pikëpyetjet për qëndrimin përfundimtar në seancë, megjithëse ajo nuk ka shpallur shprehimisht një votë kundër.

“Nuk është puna te deputetët e bindur, por te ata të përgjegjshëm. Nuk duhet të reformojmë vetëm pushtetin lokal, por dhe sistemin zgjedhor, që nuk prodhon asgjë. Me lista treçerek të mbyllura, çerek të hapura. Qytetari duhet ta dijë për kë voton. Ne s’jemi as kartona, as njerëz pa përgjegjësi. Mënyra se si ju na drejtoheni është revoltuese. Revolta jonë duhet të jetë edhe e brendshme”, deklaroi Spiropali.

Llogaritë parlamentare janë të ngushta. Duke marrë si bazë 82 deputetët e PS-së dhe tre votat e mundshme të deputetëve të Tom Doshit, mbështetja arrin në 85 vota. Kjo do të thotë se, në mungesë të mbështetjes nga deputetë të tjerë, mazhoranca mund të përballojë vetëm një votë kundër, abstenim ose mungesë nga ky grup.

Një zhvillim që mund të ndikojë në këto llogari është ndryshimi i qëndrimit të Vullnet Sinajt. Deputeti socialist, i cili kishte kundërshtuar draftin në një mbledhje të mëparshme, raportohet se ka deklaruar mbështetjen për reformën në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar.

Ndërkohë, projekti i mazhorancës parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes bashkimit të 15 njësive vendore. Për miratimin e tij kërkohen 84 vota në Kuvend.

Në këtë sfond, largimi i deputetëve socialistë nga salla dhe prania e disa prej tyre në emisione televizive marrin rëndësi politike. Nëse mazhoranca po synon ta çojë votimin drejt fundit të natës, mbetet për t'u parë nëse shtyrja do t'i shërbejë sigurimit të votave apo thjesht zgjatjes së debatit.kuvendi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Zgjerohet skandali në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishës 8 Tetor 2026, 22:2022:20Politike “S’jam me Berishën”, Dashamir Shehi: Saliu e ka mbyllur ciklin e tij, nuk ka çfarë ofron 8 Tetor 2026, 21:3421:34Politike Lëkundet mazhoranca, pas Braçes edhe Spiropali del kundër Territoriales! 8 Tetor 2026, 21:3121:31Politike “Vendimi më i vështirë në 30 vite”, Braçe bën deklaratën e fortë: Sot vendos nëse do të luftoj apo të iki nga politika 8 Tetor 2026, 21:2221:22Politike Braçe zbulon kritikat e Ramës në mbledhje: M’u tha do protagonizëm individual 8 Tetor 2026, 20:5520:55Politike Pas Braçes, edhe Nasufi me kritka ndaj hartës së re territoriale... por votën ia jep Ramës 8 Tetor 2026, 20:3620:36Politike