Lajme Zone
Komisioneri europian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Komisioneri europian pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, ruani ritmin e reformave

Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama, McGrath thekson se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa nënvizon se ende ka punë të rëndësishme për t’u bërë në rrugën drejt anëtarësimit. “Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan McGrath. Ai thotë se Bashkimi Europian do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij procesi. Sipas McGrath, në takimin me Ramën u diskutua përparimi i Shqipërisë në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në fushën e sundimit të ligjit, të cilat i cilëson si “spirancën politike” të procesit të anëtarësimit. Komisioneri europian vlerëson gjithashtu qeverinë shqiptare për progresin e arritur deri më tani. “Ka një historik të fortë progresi dhe një ambicie të qartë. Tani, ky ritëm duhet të ruhet për të dhënë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme”, shprehet McGrath.