Edi Rama Një javë më shumë për Kuvendin, PS përgatit terrenin për ndryshimet në kabinet Një ditë përpara mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët dhe ministrat në Pallatin e Brigadave, mazhoranca ka vendosur të shtyjë mbylljen e sesionit parlamentar.
Në vend që seanca e fundit të zhvillohej sot, Kuvendi do të mblidhet sërish më 30 korrik, një lëvizje që sipas burimeve lidhet me ndryshimet e pritshme në kabinetin qeveritar.
Vendimi u miratua gjatë seancës së sotme plenare, ku deputetët votuan që seanca e radhës të zhvillohet më 30 korrik. Zyrtarisht, caktimi i kësaj date erdhi pasi në Konferencën e Kryetarëve nuk u arrit dakordësi për kalendarin dhe rendin e ditës, duke bërë që çështja t'i kalonte për vendimmarrje vetë Kuvendit. Edi Rama përgatit "Big Bang"-un e pushtetit, 90% e qeverisë drejt shkarkimit
22 Korrik, 16:57 Megjithatë, sipas burimeve, arsyeja reale e shtyrjes së mbylljes së sesionit parlamentar lidhet me zhvillimet që priten nesër. Sipas burimeve, në mbledhjen që do të mbahet te Pallati i Brigadave, Edi Rama do të largojë pjesën më të madhe të ministrave. Dhe sipas burimeve, mazhoranca i ka lënë kohë Presidentit të Republikës të dekretojë ministrat e rinj, me qëllim votimin e tyre në seancën e 30 korrikut.
Në favor të këtij skenari flet edhe rendi i ditës i seancës së ardhshme. Aktualisht, në axhendë janë vetëm dy projektligje, ai "Për Arkivat" dhe projektligji "Për të Drejtën e Autorit", çështje që nuk konsiderohen me peshë politike dhe që, sipas burimeve, nuk do të ishin të mjaftueshme për të justifikuar shtyrjen e mbylljes së sesionit me një javë.
Vëmendja tashmë është përqendruar te mbledhja e së premtes në Pallatin e Brigadave, ku Edi Rama pritet të analizojë punën e qeverisë, ministrave dhe deputetëve socialistë.
Megjithëse në axhendën zyrtare nuk parashikohen ndryshime në kabinet, në korridoret e mazhorancës prej ditësh flitet për një riformatim të qeverisë, ndërsa vendimi për shtyrjen e seancës plenare shihet si hapi procedural për finalizimin e këtyre lëvizjeve. /Pamfletirama ministrat Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Tensione në Kuvend, sende në drejtim të Ramës gjatë votimit; përjashtohet Bardhi 23 Korrik 2026, 15:3915:39Politike Mes kaosit dhe protestave, PS hedh me shpejtësi në votim rendin e ditës; përplasje për Territorialen 23 Korrik 2026, 15:3415:34Politike Kaos dhe përplasje në Kuvend, PS i hap rrugë votimit të rendit të ditës; i pranishëm edhe Rama 23 Korrik 2026, 15:1515:15Politike Rama mbërrin në Kuvend, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren 23 Korrik 2026, 14:4914:49Politike Protesta para Kuvendit/ Korreshi ironizon Lamallarin: Të ishte për të, do të arrestonte gjithë pulat sot që mos të bënin vezë 23 Korrik 2026, 14:4814:48Politike Si po zëvendësohen ligjet me rruspat e qeverisë 23 Korrik 2026, 14:2514:25Politike

