Lajme Zone
PS-PD bëhen bashkë pro dërgimit të 40 ushtarakëve në Gaza
PolitikëTelegrafi

PS-PD bëhen bashkë pro dërgimit të 40 ushtarakëve në Gaza

PS-PD bashkojnë votat, forcat shqiptare nën ‘ombrellën’ e Bordit të Paqes.

PS-PD bashkojnë votat, forcat shqiptare nën ‘ombrellën’ e Bordit të Paqes.Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme miratoi me unanimitet mes maxhorancës dhe opozitës projektligjin që i hap rrugë dërgimit të 40 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Rripin e Gazës. Drafti po shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të futet me prioritet në rendin e ditës në seancën plenare më të afërt.Trupat shqiptare do të rreshtohen si pjesë e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF), nën ombrellën e Bordit të Paqes.Në projektligj përcaktohet se 40 ushtarakët e Forcave tona të armatosura do të kenë mision të tyre mbështetjen e operacioneve të sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit, objekteve dhe infrastrukturës së misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin, raportimin e situatës së sigurisë si dhe detyra të tjera, në kuadër të Bordit të Paqes.Shqipëria dhe Kosova do të jenë vendet e para që do të pajisen me mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar të paqes në Gaza, pjesë e planit të presidentit Donald Trump që po zbatohet nga Bordi i Paqes.Deri tani, pesë vende kanë premtuar të kontribuojnë me trupa në ISF: Shqipëria, Kosova, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani. Ndërkohë, Egjipti dhe Jordania kanë marrë përsipër trajnimin e forcave të reja të policisë palestineze./Tv Klan/