Lajme Zone
PS nuk tërhiqet, miraton ligjin për pagat e magjistratëve; opozita voton kundër
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

PS nuk tërhiqet, miraton ligjin për pagat e magjistratëve; opozita voton kundër

Kuvendi ka miratuar pas mesnate projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për pagat e magjistratëve. Nisma mori 84 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim, ndërsa në seancë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Projektligji, i kundërshtuar nga institucionet e drejtësisë dhe opozita, parashikon një rritje të pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Kundërshtarët e nismës argumentojnë se form

Kuvendi ka miratuar pas mesnate projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për pagat e magjistratëve. Nisma mori 84 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim, ndërsa në seancë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Projektligji, i kundërshtuar nga institucionet e drejtësisë dhe opozita, parashikon një rritje të pagës referuese me rreth 8,500 lekë. Kundërshtarët e nismës argumentojnë se formula e re nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opozita e ka cilësuar projektligjin si një “puç kushtetues”, ndërsa gjatë nisjes së seancës plenare kërkoi që ai të hiqej nga rendi i ditës dhe të mos hidhej në votim.

Sipas formulës së miratuar nga mazhoranca, rritja e pagave nuk përmbush kërkesën e magjistratëve për një shtesë prej rreth 80 mijë lekësh, të miratuar më herët nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Ndërkohë, qeveria ka parashikuar shlyerjen e 1.5 miliardë lekëve detyrime të prapambetura, të krijuara që nga prilli i vitit 2023. Pagesat do të kryhen me këste përgjatë një periudhe dyvjeçare.

Debati për pagat në sistemin e drejtësisë u përshkallëzua pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re, në përputhje me afatin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në këto kushte, KLGJ dhe KLP vendosën që, duke nisur nga 1 gushti, paga referuese të llogaritej mbi bazën e shumës 222,425 lekë, së cilës do t’i shtoheshin edhe 14 mijë lekë për kualifikimin.

Ministria e Financave nuk i zbatoi listëpagesat sipas kësaj formule, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm