Lajme Zone
PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për reformën territoriale, në fokus kompetencat e bashkive dhe financat vendore
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për reformën territoriale, në fokus kompetencat e bashkive dhe financat vendore

Partia Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, me synim rishikimin e kompetencave të bashkive, kuadrit ligjor dhe financave vendore. Kërkesa i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Partia Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale, me synim rishikimin e kompetencave të bashkive, kuadrit ligjor dhe financave vendore. Kërkesa i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, nga Grupi Parlamentar i PS-së. Pas përfundimit të punës së komisionit të fazës së parë dhe miratimit të ndarjes së re territoriale, faza e re e reformës synon të përqendrohet te funksionimi i qeverisjes vendore, përmirësimi i shërbimeve publike dhe forcimi i zhvillimit rajonal. Në shkresën drejtuar kreut të Kuvendit bëhet me dije se një nga drejtimet kryesore të punës do të jetë rishikimi i kuadrit ligjor për vetëqeverisjen vendore, me synimin për të forcuar kompetencat e bashkive dhe për të përcaktuar standarde minimale për ofrimin e shërbimeve publike. Në fokus do të jetë edhe reformimi i financave vendore, përmes forcimit të decentralizimit fiskal dhe hartimit të një formule të re për shpërndarjen e transfertës së pakushtëzuar për bashkitë. Sipas nismës, formula e re do të mbështetet në të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, me synimin për të përmirësuar mënyrën e shpërndarjes së fondeve për njësitë e vetëqeverisjes vendore. “Komisioni i Posaçëm të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vetëqeverisjes vendore, në vijim të ndarjes së re administrativo-territoriale; b) analizën e funksioneve, kompetencave dhe shërbimeve publike vendore dhe propozimet për thellimin e decentralizimit; c) analizën e sistemit të financave vendore dhe propozimet për forcimin e decentralizimit fiskal dhe të qëndrueshmërisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore; ç) analizën dhe propozimet për nivelin rajonal dhe zhvillimin rajonal, në funksion të politikës së kohezionit dhe të fondeve të Bashkimit Europian; d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore; dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirës dhe transparent me njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë; e) paraqitjen përpara Kuvendit të projektligjeve dhe të relacioneve shoqëruese, brenda afatit të veprimtarisë së Komisionit”, thuhet në kërkesën e PS. Kerkese_Krijimi_KomPosacem_Faza_II_RAT_2026 (4)Download