Lajme Zone
PS finalizon draftin e reformës territoriale, propozon uljen në 46 bashki; ja njësitë që shkrihen
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

PS finalizon draftin e reformës territoriale, propozon uljen në 46 bashki; ja njësitë që shkrihen

Dokumenti, i siguruar nga mediat, parashikon një riorganizim të hartës vendore, ku 28 bashki konsolidohen në 13 bashki të reja, duke bërë që Shqipëria të ketë 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.

Foto ilustruese Socialistët kanë konkretizuar iniciativën ligjore për reformën e re administrativo-territoriale. Projekti parashikon bashkimin e 28 bashkive në 13 njësi të reja, duke e çuar numrin total në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative... Partia Socialiste ka finalizuar draftin e reformës së re administrativo-territoriale, i cili tashmë është konkretizuar si një iniciativë ligjore dhe pritet t'i nënshtrohet diskutimeve politike dhe institucionale.

Dokumenti, i siguruar nga mediat, parashikon një riorganizim të hartës vendore, ku 28 bashki konsolidohen në 13 bashki të reja, duke bërë që Shqipëria të ketë 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative.

Sipas projektligjit, modeli i ri ruan bashkinë si të vetmen njësi të vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm. Në total, 13 bashki me rreth 225 mijë banorë do të bashkohen me bashkitë fqinje.

Rinasi bëhet njësi e re administrative

Një nga risitë e projektit është krijimi i njësisë së re administrative Rinas, e cila do të jetë pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Njësia e re do të përfshijë fshatin Rinas, aktualisht pjesë e Bashkisë Krujë, si dhe Bërxullën dhe Domjen nga Bashkia Vorë, duke bashkuar në një territor të vetëm Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" dhe zonën ekonomike përreth tij.

Në Qarkun Tiranë, vetë kryeqyteti mbetet i pandryshuar, ndërsa Kavaja dhe Rrogozhina bashkohen në një bashki të vetme.

Si ndryshon harta e bashkive

Në veri, Qarku Lezhë mbetet i pandryshuar, ndërsa në Qarkun Shkodër, Bashkia Fushë-Arrëz bashkohet me Pukën.

Në Qarkun Berat, numri i bashkive zbret nga pesë në tre. Berati bashkohet me Poliçanin dhe Dimalin, ndërsa Kuçova dhe Skrapari mbeten bashki më vete.

Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe në Qarkun Elbasan, ku Përrenjasi bashkohet me Librazhdin, ndërsa Belshi dhe Cërriku bëhen pjesë e Bashkisë së Elbasanit. Peqini dhe Gramshi mbeten të pandryshuar.

Në Qarkun Fier, Bashkia Patos bashkohet me Fierin, ndërsa Divjaka i bashkohet Lushnjës, duke i dhënë kësaj të fundit dalje në det.

Në Qarkun Dibër, Klosi bashkohet me Matin, ndërsa në Qarkun Gjirokastër ndryshimet janë më të shumta. Memaliaj bashkohet me Tepelenën, Këlcyra me Përmetin, ndërsa Libohova bëhet pjesë e Bashkisë Gjirokastër.

Në Qarkun Vlorë, Selenica bashkohet me Vlorën, ndërsa në juglindje socialistët propozojnë që Maliqi të bashkohet me Korçën.

Ndërkohë, Qarku Kukës mbetet i pandryshuar me tre bashki: Kukës, Has dhe Tropojë.

Bashki që nuk preken

Projektligji parashikon ruajtjen e disa bashkive, pavarësisht treguesve të tyre demografikë dhe financiarë.

Sipas relacionit, janë marrë në konsideratë largësitë gjeografike, prania e minoriteteve, vijueshmëria territoriale, infrastruktura rrugore dhe veçoritë identitare. Për këtë arsye, Pusteci, Finiqi, Dropulli, Tropoja, Hasi, Skrapari dhe Konispoli mbeten të pandryshuara.

Si do të përfaqësohen bashkitë që bashkohenPër të garantuar përfaqësimin e qyteteve që do të bëhen pjesë e bashkive më të mëdha, socialistët propozojnë një sistem kuotash në këshillat bashkiakë.

Sipas draftit, çdo bashki që konsolidohet do të ketë një numër të përcaktuar përfaqësuesish në këshillin bashkiak të njësisë së re, ndërsa çdo qytet do të përfaqësohet edhe përmes një nënkryetari.

Reagimi i PS

Në një deklaratë zyrtare, Partia Socialiste thekson se reforma nuk sjell "zhdukjen" e asnjë bashkie apo qyteti.

Sipas PS-së, bashkitë që bashkohen do të ruajnë emrin, identitetin dhe statusin e qytetit përbërës, ndërsa do të kenë përfaqësim institucional dhe rol në planifikimin vendor.

"Konsolidimi territorial nuk sjell 'zhdukjen' e asnjë bashkie apo qyteti. Bashkitë e përfshira në këtë proces ruajnë emrin, identitetin dhe qendrën e tyre urbane. Çdo qendër e prekur do të vijojë të ketë përfaqësim institucional, përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak. Ky proces synon një organizim më efikas të qeverisjes vendore, duke ruajtur identitetin, historinë dhe lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me territorin ku jetojnë", thuhet në deklaratën e socialistëve.

Bashkitë që shkrihen dhe më kë bashkohen -Shkrihet bashkia Dimal dhe Poliçan, bashkohet me Beratin -Shkrihet bashkia Klos dhe i bashkohet Matit -Shkrihen bashkitë Cerrik dhe Belsh dhe i bashkohen Elbasanit

-Shkrihet bashkia Prrenjas dhe i bashkohet Librazhdit

-Shkrihet bashkia Patos dhe i bashkohet Fierit

-Shkrihet bashkia Divjakë dhe i bashkohet Lushnjës

-Shkrihet bashkia Libohovë dhe i bashkohet Gjirokastrës

-Shkrihet bashkia Memaliaj dhe i bashkohet Tepelenës -Shkrihet bashkia Këlcyrë dhe i bashkohet Përmetit -Shkrihet bashkia Maliq dhe i bashkohet Korçës -Rinasi i bashkohet Tiranës, mbetet bashkia e Vorës

-Shkrihet bashkia Selenicë dhe i bashkohet Vlorës -Shkrihet bashkia Fushë Arrëz dhe i bashkohet Pukës

Mbeten 12 qarqe. reforma territoriale 1 Komente A Artan Shehu 30 Korrik 2026, 20:43 Po mirë ja bën , unë personalisht pres më shumë se që ja ka kaluar edhe babait të vet diktatorit më famëkeq bastardit Hoxha , ja ka kaluar por duhet të bëjë akoma më shumë se kështu e don ky popull që flen gjumë , dhe nënshtrimin e ka hobi Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Berisha thirrje demokratëve: Protestat, zëri i një shoqërie të dhunuar 30 Korrik 2026, 13:5513:55Politike Berisha akuza Ramës: Kryeson mafien më të rrezikshme në Evropë! Ermal Beqiri nuk u shpall në kërkim ndërkombëtar 30 Korrik 2026, 13:4113:41Politike Çfarë kërkon konsullata serbe pikërisht në Shkodër? 30 Korrik 2026, 11:0211:02Politike Marrëveshja me Beogradin, Bushati ngre alarmin: Konsullata serbe në Shkodër do të ishte gabim strategjik 30 Korrik 2026, 10:3710:37Politike Pse mediat ndërkombëtare po e rikthejnë Zvërnecin në qendër të protestës kundër Edi Ramës? 30 Korrik 2026, 10:2710:27Politike Gara për Tiranën, Braçe ‘sfidon’ Ramën: Kandidati nuk mund të emërohet, të bëhen zgjedhje brenda partisë 29 Korrik 2026, 22:5222:52Politike