Lajme Zone
PS dhe PD thirrje KLGJ-së për konfliktin në GJKKO: Zgjidh ngërçin! Xhafaj: Mblidhuni si për pagat! Rusi: Kompetencë e gjykatës
PolitikëShqiptarja

PS dhe PD thirrje KLGJ-së për konfliktin në GJKKO: Zgjidh ngërçin! Xhafaj: Mblidhuni si për pagat! Rusi: Kompetencë e gjykatës

Kuvendi i kërkoi sot Këshillit të Lartë Gjyqësor që të ndërhyjë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar mes Gjykatës së Posaçme dhe avokatëve. Kryetai i Komisionit për Nismat qytetare, Fatmir Xhafaj, i kujtoi kryetarit të KLGJ Ilir Rusi, se administrimi i pushtetit gjyqësor është detyrim kushtetues i Këshillit.

Bojkoti i avokatëve në shenjë kundërshtie ndaj rregullores së GJKKO-së që u ndalon të mbajë celularët në gjyqe, zuri një vend jo të vogël këtë të martë në Komisionin parlamentar për Nismat Qytetare, ku ishte i ftuar në një dëgjesë kryetari i Këshillit të Lartë gjyqësor, Ilir Rusi. “Ky konflikt duhet zgjidhur. S’duhet të shmangemi nga përgjegjësia. Të gjithë janë të hapur për dialog. kur institucionet e drejtësisë heqin përgjegjësinë nga vetja, duhet të ndërhyjë kuvendi. Nuk mundet që ky konflikt të vazhdojë pa afat. Mund të aludoj se mund të jetë konflikt i stisur. Rregullorja duhet të jetë e standardizuar sepse jemi në anomali”, tha Erisa Xhixho. “Nëse askush nuk do ta ankimojë këtë vendim, në gjykimin tuaj çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të bëjë KLGJ në këtë rast, do të vazhdojë të qëndrojë spektatore? Keni detyrim kushtetues për garantimin e mbarëvajtjes së punë në gjyqësor. A e keni marrë në shqyrtim këtë rregullore? A mund të ketë drejtësi në një shtet ku procesi zhvillohet pa avokat? A po rikthehemi në diktaturë. A shtrohet si domosdoshmëri që kuvendi të ndërhyjë duke propozuar ndryshime ligjore. A mendoni që duhet të ndryshojë ligji për avokatët?”, tha Tedi Blushi. LEXO EDHE:Bojkoti, gjobiten sërish avokatët e procesit ‘Veliaj’! Absurdi i GJKKO: I zëvendësojmë me juristë nga ndihma juridike falas! SPAK: Të vijojmë pa mbrojtës! Dado s’pyet për rregulloren, i bie celulari në sallë “KLGJ duhet të marrë sensitivitetin e të gjithëve pavarësisht krahut politik që duhet adresim i menjëhershëm. Sa u përket mungesës së akteve nënligjore që u ka kaluar afati në 2019, shqetësuese që s’janë miratuar. Si janë zgjidhur problematikat që duhet të zgjidhte akti? KLGJ të evidentojë të gjitha aktet, të thotë nëse s’ka nevojë për këto akte meqë i paska zgjidhur. Nëse se kanë ndërmend të miratojnë asnjë akt, ta dimë, s’kemi pse mblidhemi prapë për t’i përsërit të njëjtat gjëra”, tha Ivi Kaso. Por kryetari i KLGJ-së Rusi, mbajti duart larg nga kjo çështje, duke thënë se rregullorja është kompetencë e vetë gjykatës dhe se kush e kundërshton duhet ta ankimojë. “Për GJKKO, qëndrimi i Këshillit është që kjo rregullore është në kompetencë të gjykatës. Kush e kundërshton le ta ankimojë. Nëse nuk e ankimoni, s’është me vend t’ju them unë se ç’do të ndodhë”, tha Rusi. Kryetari i Komisionit Fatmir Xhafaj, i kujtoi KLGJ, se për çështjen e pagave të gjyqtarëve Këshilli ishte mbledhur me urgjencë “Ju u mblodhët për pagat, Ok. po për këtë rast pse s’bëni të njëjtën gjë? Për mua keni detyrim që ta bëni këtë. Kërkojmë rol proaktiv në trajtimin dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar në GJKKO. Uluni me këshillin e gjykatës, avokatët dhe bëni qëndrim institucional publik për këtë çështje”, tha Xhafaj. Përballë një qëndrimi indiferent të Rusit, Xhafaj u detyrua të ndërhynte sërish, duke kërkuar që KLGJ të ketë një rol proaktiv në trajtimin dhe zgjidhjen e ngërçit, e të mbajë një qëndrim institucional “Edhe Kuvendi s’duhet të rrijë indiferent, por para se të jemi ne proaktivë, duhet të jetë KLGJ”, tha Xhafaj. Rregullorja e GJKKO-së është kundërshtuar hapur dhe nga mediat, për shkak të kufizimeve dhe censurës ndaj gazetarëve. Kjo çështje ka përfunduar tanimë në Gjykatën Kushtetuese, pasi shkel hapur lirinë e medias dhe të drejtën e informimit. SI.E./Shqiptarja.com TAG: tedi blushi rregullorja e GJKKO ilir rusi fatmir xhafaj Komisioni per Nismat Qytetare Erisa Xhixho ivi kaso Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Tetor, 19:56

Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.6% Jo 69.6% Nuk e di 4.8% Vota total: 1276 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?