Lajme Zone
Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, u vënë flakën kazanëve në rrugë, policia u hedh gaz lotsjellës
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, u vënë flakën kazanëve në rrugë, policia u hedh gaz lotsjellës

Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës.

Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme të Tiranës. Ata kanë djegur disa kazanë mbeturinash dhe më pas i kanë spostuar në mes të rrugës.

Ndërkohë, efektivët e Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës gjatë përpjekjeve për të menaxhuar situatën.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë të lëvizin në grupe në disa zona të ndryshme të Tiranës.

Policia nuk lejon protestuesit qe t’i afrohen Parlamentit. Top Channel