Lajme Zone
Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protestuesit ribashkohen dhe marshojnë sërish drejt Kryeministrisë, kordoni i policisë nuk i lejon të afrohen te godina

Vetëm disa minuta pasi u shpërndanë nga policia, protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë.

Vetëm disa minuta pasi u shpërndanë nga policia, protestuesit janë ribashkuar sërish dhe kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Sipas pamjeve, në sfond dëgjohen gjithashtu thirrjet e protestuesve: “Rama, jep dorëheqjen!”. Ndërkohë, policia ka vendosur perimetrin e sigurisë, duke mos i lejuar protestuesit të shkojnë drejt godinës. Pas refuzimit të protestuesve për të kaluar nga Kryeministria dhe jo në trotuar, policia ka përdorur spraj me piper ndaj tyre.