Kryeministri Edi Rama prej ditësh u bën thirrje protestuesve që të ulen në dialog, por ftesat e tij janë refuzuar vazhdimisht. Nga karriget e rehatshme te ato të zakonshmet, më pas stolat e gurit dhe së fundmi një sofër guri, kryeministri ka ndryshuar disa herë mënyrën se si i ka ftuar protestuesit për të biseduar. Por sot, në sofrën e dialogut nuk janë ulur protestuesit, por disa turistë të huaj që po vizitojnë Shqipërinë. LEXO edhe...U plagos në sy gjatë protestës, Rama për 28-vjeçarin nga Elbasani: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali! Akuzon nxitësit e dhunës: Ju ia mbyllët dritën e syrit Rama ka ndarë këtë moment, duke e shoqëruar me një mesazh ironik për ngjarjet e mbrëmshme në kryeqytet. “Mirëseerdhët në Tironë dhe na falni për fishekzjarret mrom”, shkruan Rama. Mesazhi i kryeministrit është një thumbim për sulmet me fishekzjarre që protestuesit, shumë syresh të lidhur me PD-në, kryen ndaj policisë gjatë protestës së të shtunës në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje të dhunshme. U.D/E.H/ReportTv.al turistët kryeministria protestat kunder qeverise edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14516 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
