Momentet e tensioneve Pas përfundimit të seancës plenare, largimi i deputetëve nga Kuvendi është shoqëruar me tensione. Protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe shishe uji makinën ku ndodhej deputetja socialiste Ilva Gjuzi, ndërsa Policia ka shoqëruar Adriatik Lapajn e “Shqipëria Bëhet” dhe gazetarin e aktivistin Shpend Gashi. Tensione janë regjistruar jashtë Kuvendit në momentin kur deputetët kanë nisur të largohen pas përfundimit të seancës plenare. Protestuesit e grumbulluar në zonë kanë pritur daljen e tyre, ndërsa disa prej automjeteve janë qëlluar me vezë dhe shishe uji.
Mes automjeteve të sulmuara ka qenë edhe makina ku ndodhej deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi. Teksa automjeti po kalonte pranë protestuesve, drejt tij janë hedhur vezë dhe shishe uji. Incidente të ngjashme janë regjistruar edhe me automjete të tjera që po largoheshin nga zona e Kuvendit, ndërsa protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë edhe pas përfundimit të seancës.
Gjatë tensioneve ka ndërhyrë edhe Policia, e cila ka arrestuar Adriatik Lapajn, drejtuesin e “Shqipëria Bëhet”.
Policia ka shoqëruar gjithashtu gazetarin dhe aktivistin Shpend Gashi.
Situata jashtë Parlamentit vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vazhdojnë tubimin e tyre pas përfundimit të seancës.
sulmi protesta 39866375 5487 4212 b78a 6bec7fec5b6c a2ea808f ea5c 4208 abd7 4533dde69dce Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Zjarret kërcënojnë banesat/ Mbi 5 vatra aktive në Lezhë, ndërhyrje masive në Librazhd 8 Shtator 2026, 18:1318:13Aktualitet Protesta para Kuvendit, momenti kur policia arreston protestuesin e “armatosur” me vezë (Video) 8 Shtator 2026, 17:5817:58Aktualitet Protestuesit thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën 8 Shtator 2026, 17:4217:42Aktualitet Shkelën perimetrin e sigurisë, policia ndalon 5 protestues te Kuvendi; hidhen vezë ndaj FNSH 8 Shtator 2026, 17:4017:40Aktualitet Protestuesit grumbullohen pranë Kuvendit/ Policia nis me shoqërimet, ndalon dy persona (Video) 8 Shtator 2026, 17:1317:13Aktualitet "Audio-përgjimet e Ahmetajt tronditën politikën", Klodiana Lala: SPAK të hetojë akuzat për trafik armësh 8 Shtator 2026, 16:2616:26Aktualitet

