Protesta në Tiranë është përshkallëzuar më tej, teksa protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Bashkisë së Tiranës. Ata kanë hedhur gurë në drejtim të hyrjes së godinës, duke thyer derën, ndërsa disa prej tyre kanë hyrë brenda ambienteve dhe kanë ndezur flakadanë. Situata është tensionuar pas mbërritjes së protestuesve në bashki, ku një grup prej tyre ka sulmuar hyrjen e institucionit dhe ka arritur të futet brenda godinës. Menjëherë pas incidenteve, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur ndërhyrjen dhe arrestimin e personave të përfshirë.
